NDONJEHERE…!
Ndonjëherë, më kap malli e dua të qaj,
Në një heshtje që flet ,më shumë se mijëra fjalë
Rutina më mbyt, vetmia më rreh
E shpirti më digjet… pa nxjerrë asnjë zë!
Ndonjëherë, pyes veten me zemër të lodhur
Pse s’ka fat për mua?! Mos Zoti më la?!
E një tjetër çast, në një dritare drite
Falënderoj që jam mirë, që jeni mirë dhe ju ,
dhe kaq …!
Ndonjëherë, më rrëzon një mendim i vogël
Një kujtim, një mungesë, një buzëqeshje që s’vjen.
Më përvëlon brenda, një mall i pashuar,
Dhe dua veç një prekje… jo fjalë, jo zhurmë.
Ndonjëherë… jam unë, e plotë në copëza
E fortë kur dridhem, e heshtur kur bërtas.
Ti më kupton pa folur, më ndien si lutje,
E bëhesh ngushëllimi im… edhe pse jam pa fat!
Bona Abazi




