Kjo foto më kujtoj një ditë relaksi, kohë para fushatës elektorale, sigurisht e lodhshme e larg pritshmërive kombëtare.
Po mendoj a mundë të kemi shumë gjynahe pa i pague, që nuk po arrijmë as standartet e Kosovës se të Europës jo e jo.
A duhet të njihemi keq për këtë, kë duhet të fajsojmë ?
Unë kam mbi 30 vite që bëj fushatë aktive, gjithnjë për PD. për kandidatët e saj meqënse ishin nën siglën që kam shumë për zemër.
E them me sinqeritet, kjo ishte fushata më e çuditshme në këto 30 e sa vjet, kishte presion të gjithanshëm, më i madhi nga shteti monopartiak, nga biznesmenët qeveritar, nga kodoshët që përdorën shuma të mëdha valute e që dihet se valuta tek ata që janë fukara në ekonomi e “komitet” ka efekt të madh.
Kishte presion që të mos votonin opozitën, të mos shkonin në komisionet e QV. të mos shkonin të tubimet elektorale, kjo jo vetëm për punonjësit e shtetit, por edhe për studentët, punëtorët e subjekteve private, invalitët, pensionistët, përfituesit e ndihmës ekonomike por edhe për publikun.
Gjatë fushatës kam taku shumë njerëz fisnikë, të guximshëm e të sinqertë që treguan mbështetje e seriozitet, që na dhanë votën e që do u jem mirënjohës gjithë jetën.
Ashtu siç takova edhe njerëz të pavendosun, frigacak por edhe ndonjë servil që të premtonte mbështetje dhe mbas pak orësh i premtonte edhe dikujt tjetër dhe aty e çonte votën.
Më habit fakti për ata që ndiejnë gëzim për rezultatin famkeq të 11 majit, sidomos për ata që ishin pjesë e gjithë poshtërsive, që ishin spiunë elektoral, ata që ushtruan presion ndaj votuesve, që në se nuk votojnë PS. të mos dalin fare në votim dhe ja kanë arritë bukur shumë.
Po ata që lëviznin natën nëpër lokale e famijle të “dobëta” sigurisht me lista e me zarfa, por edhe duke i detyru të betohen për votën.
Shqiptarët e dinë mirë se, sikur të mos përdoret presioni e valuta me shumicë, partia shtet nuk merr as 20 % të votave.
Më shqetson fakti, në se e kuptojnë shqiptarët se shit- blerja e votës është e zeza e vetë shqiptarve a duhet zhdukë kjo kulturë kaqë e shemtueme dhe e dëmshme për të ardhnen e familjeve e vendi të tyre.
A duhet të zgjedhin me votë si përfaqësues të vetët, njerëzit e moralshëm apo matrapazët e ndërgjegjes e bindjeve politike.
I lutem Zotit që shqiptarve t’ju qartësoj mendjen e t’ju pastroj shpirtin nga injoranca e smira që fatkeqësisht po dominojnë mbi vlerat njerzore .
Ndoc Ashta




