Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

411 Results / Page 1 of 46

Opinion

NGA PROTESTA TE KUVENDI:
SHQIPTARËT MERITOJNË PËRGJIGJE, JO SLOGANE:

Shqiptarëve iu kërkua të dilnin në shesh në emër të demokracisë.U bënë thirrje të forta për pjesëmarrje, u fol për ndryshim,për liri mendimi dhe për një Shqipëri ku qytetari do të ishte në qendër të vendimmarrjes.U dëgjuan slogane si “Rama në burg”, “Berisha në burg”,“fund pandëshkueshmërisë”, “drejtësi për të gjithë”,ndërsa qytetarëve iu kërkua të besonin se po niste një epokë e re politike. Sot, kur organizohet Kuvendi në Tiranë, është […]

todayJuly 18, 2026 6

Opinion

PD-ja nuk asht shoqatë fitimprurëse…

Po e them troç : kush e trajton Partinë Demokratike si biznes privat, nuk i ka kuptue kurrë as idealet e saj, as sakrificat e demokratëve.PD-ja nuk u ngrit mbi llogaritë e disave për me nda poste, favore e përfitime. Ajo u ngrit mbi gjakun, mundin e guximin e mijëra burrave e grave që dolën përballë diktaturës me besim se Shqipnia do të bahej vend i lirë.Sot, kur shohim se […]

todayJuly 17, 2026 11

Opinion

Anatomia e një Tradhtie Kombëtare: Si Sali Berisha Asgjësoi Pluralizmin për Interesat e Tij Familjare dhe Personale!

Ajo që po jetojmë sot në Shqipëri nuk është thjesht një krizë e radhës politike, por një agoni klinike e sistemit demokratik. Një vend pa opozitë reale është një vend pa të ardhme. Dhe arkitekti kryesor i këtij asgjësimi, njeriu që i vuri kazmën e fundit pluralizmit shqiptar, është Sali Berisha. Me egon e tij të pangopur, me verbërinë për të mbajtur me çdo kusht një vulë dhe një seli […]

todayJuly 16, 2026 9

Opinion

PD-ja pas 15 korrikut 2026: Opozitë për pushtet apo klub besnikësh? “Xhaketa të vjetra në këpucë të reja:

Ka momente në jetën e një force politike kur zgjedhjet e brendshme nuk janë thjesht një procedurë statutore. Ato janë një provë e karakterit të saj, një test për të parë nëse partia ka vullnet të ndryshojë apo nëse zgjedh të vazhdojë të ecë në të njëjtën rrugë. Pikërisht ky ishte rasti i 15 korrikut 2026 për Partinë Demokratike. Shumë demokratë prisnin një tronditje pozitive. Prisnin një reflektim të sinqertë […]

todayJuly 16, 2026 8

Opinion

Si fiton partia demokratike?

Këtë pyetje i kemi bërë vetes gjithë këto vite e përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sot, ditën që Partia Demokratike ka zgjedhje për Strukturat Drejtuese, Sekretariatet dhe Gjykatën e saj, kjo përgjigje mund të jetë konkrete.Këto ditë, kam mare telefonata e mesazhe nga shumë miq dhe kolegë, që janë në të drejtën e tyre të kërkojnë votën për këto zgjedhje.Ndërkohë, mund të duket anakronike apo demode, unë nuk […]

todayJuly 15, 2026 8

Opinion

Pastrim parash? Agron Shehaj e bleu vilën 2.9 milionë euro në 2021, e shiti 15 milionë euro në 2025!

Deklarata e pasurisë së deputetit Agron Shehaj për vitin 2025 mbart disa paqartësi dhe paradokse serioze, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi parash. Shehaj deklaron se gjatë vitit 2025 ka shitur në vlerën 15 milionë euro një pasuri të paluajtshme truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 251 m2 në Itali. Atë që në deklaratën e pasurisë e kishte shënuar si një ndërtetë 251 m2, Shehaj paraqiti […]

todayJuly 15, 2026 13

Opinion

Florian Haçkaj: kandidati i mundëshëm nën siglën e PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet 2027.

Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, premtime për kandidatura në 2027 dhe 2029, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën Sali Berisha ka avancuar përmes emisarëve të tij, duke hyrë në bisedime dhe pazare politike me oragnizatorët e ‘revolucionit’ për t’iu bashkuar revolucionit të tij, në kuadër të llogarive për zgjedhjet lokale, por sidomos parlamentare. Deputeti Belind Këlliçi, me porosi të Berishës, ka […]

todayJuly 14, 2026 35

Opinion

Refuzumi i së keqes:

Biletat për koncertin e Kanye West i bleva qysh ditën e parë, pas kërkesave të vijueshme të sime bije adoleshente, që me shokët e klasës e kishin pikasur para meje koncertin e tij ne Tiranë.“Le të jenë dhurata për minimaturën”, më tha. Ashtu bëmë, jo pa ngurim nga çmimet e kripura të 5 majit, kur i premë.Amaris e mbylli me sukses minimaturën, na gëzoi, por dje nuk shkuam në koncert, […]

todayJuly 12, 2026 11

Opinion

Opozita dhe kauzat qytetare: Një kufi që nuk duhet kaluar:

Sot lexova se z. Berisha është shprehur se PD-ja do të bëjë kallëzim në SPAK mbi bazën e librit The Albanian Files. Më shumë se vetë lajmi, më intereson pyetja që ai ngre: ku mbaron mbështetja e një kauze qytetare dhe ku fillon përvetësimi i saj politik? PD iu bashkua protestës vetëm në ditën e nëntë të saj, më 8 qershor. Deri në atë moment kishte mbajtur distancë dhe, në […]

todayJuly 11, 2026 18