Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

NGA PROTESTA TE KUVENDI:
SHQIPTARËT MERITOJNË PËRGJIGJE, JO SLOGANE:

todayJuly 18, 2026 2

Background
share close

Shqiptarëve iu kërkua të dilnin në shesh në emër të demokracisë.
U bënë thirrje të forta për pjesëmarrje, u fol për ndryshim,
për liri mendimi dhe për një Shqipëri ku qytetari do të ishte në qendër të vendimmarrjes.
U dëgjuan slogane si “Rama në burg”, “Berisha në burg”,
“fund pandëshkueshmërisë”, “drejtësi për të gjithë”,
ndërsa qytetarëve iu kërkua të besonin se po niste një epokë e re politike.

Sot, kur organizohet Kuvendi në Tiranë, është koha që sloganet t’ia lënë vendin transparencës.
Sepse demokracia nuk ndërtohet me parrulla.
Demokracia nuk ndërtohet me emocione të momentit.
Demokracia nuk ndërtohet duke mobilizuar turmat dhe më pas duke heshtur përballë pyetjeve.

Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë fjalime.
Kanë nevojë për përgjigje.
Kush e organizoi këtë Kuvend?
Kush vendosi që pikërisht këta persona të flasin në emër të qytetarëve?
Kush i përzgjodhi rreth 300 pjesëmarrësit?
Ku janë kriteret?
Ku është procesverbali i përzgjedhjes?
Sa qytetarë aplikuan?
Sa u refuzuan dhe pse?
Kush mori përgjegjësinë për këto vendime?
Nëse ky është një Kuvend qytetar, atëherë gjithçka duhet të jetë publike.

Po diaspora shqiptare?
Miliona shqiptarë jetojnë jashtë vendit, mbajnë ekonominë shqiptare me remitanca dhe janë pjesë e pandashme e kombit.
Pse nuk ka një përfaqësim real të diasporës?
Nëse ka përfaqësues të diasporës, cilët janë?
Kush i përzgjodhi?
Kush vendosi që zëri i saj të mos dëgjohej në të njëjtën masë?

Po regjistrimi online?
Kush e hapi platformën?
Kush administron të dhënat personale?
Kush garanton që ato nuk do të përdoren për qëllime të tjera?

Po financimi?
Sa kushton ky organizim?
Kush e paguan?
A ka sponsorë?
A përdoren fonde publike apo private?
Pse nuk publikohet çdo shpenzim deri në qindarkën e fundit?
Dhe mbi të gjitha, qytetarët kanë të drejtë të dinë:
A është ky vërtet një Kuvend i qytetarëve apo një proces i kontrolluar nga një grup i kufizuar njerëzish?

Demokracia nuk është pronë e askujt.
Askush nuk mund të thërrasë qytetarët në protesta në emër të lirisë dhe më pas t’u kërkojë atyre të mos bëjnë pyetje.
Askush nuk mund të kërkojë besim të verbër.
Askush nuk mund të pretendojë se përfaqëson popullin, ndërsa shmang llogaridhënien ndaj popullit.
Liria e mendimit nuk është dekor.
Liria e mendimit është themeli i demokracisë.
Dhe demokracia fillon aty ku pushteti, organizatorët apo çdo lëvizje politike pranon të japë përgjigje për çdo pyetje të ligjshme të qytetarëve, pa etiketime, pa fyerje dhe pa përpjekje për të heshtur zërin kritik.
Sepse një Kuvend nuk bëhet demokratik vetëm nga emri që mban.
Ai bëhet demokratik vetëm kur çdo qytetar ndihet i përfaqësuar, kur çdo proces është transparent dhe kur çdo pyetje merr përgjigjen që meriton.

Përgatiti:
Koja Leonard:

Written by: WindowRadio.de

Rate it