Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 4, 2025 2
NDONJEHERE…!
Ndonjëherë, më kap malli e dua të qaj,Në një heshtje që flet ,më shumë se mijëra fjalëRutina më mbyt, vetmia më rrehE shpirti më digjet… pa nxjerrë asnjë zë!
Ndonjëherë, pyes veten me zemër të lodhurPse s’ka fat për mua?! Mos Zoti më la?!E një tjetër çast, në një dritare driteFalënderoj që jam mirë, që jeni mirë dhe ju ,dhe kaq …!
Ndonjëherë, më rrëzon një mendim i vogëlNjë kujtim, një mungesë, një buzëqeshje që s’vjen.Më përvëlon brenda, një mall i pashuar,Dhe dua veç një prekje… jo fjalë, jo zhurmë.
Ndonjëherë… jam unë, e plotë në copëzaE fortë kur dridhem, e heshtur kur bërtas.Ti më kupton pa folur, më ndien si lutje,E bëhesh ngushëllimi im… edhe pse jam pa fat!
Bona Abazi
Written by: WindowRadio.de
todayJune 12, 2026 11
todayJune 3, 2026 12