Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayJune 12, 2026 7
Zakonisht nuk flas per veten, dhe nuk ngrej doren asnjeher per punet qe bej, por ama njeher dhe vetem njeher dua ta shpalos CV time me te gjith ata qe me njohin e qe nuk me njohin. Nese kam anashkaluar dicka, e kam ber nga modestia sepse jam rrit me frymen modeste qe bart brenda vetes, pavaresisht injorances se madhe qe mbreteron ne kte vend.
Kush esht Skenda?!
Ne vitin 91, 92 ,93
Si gjimnazist organizoja mbremjet rinore ne sallen e vogel te shtepis se kultures, dhe me rok bendin qe kishim ateher un si vokalist ( kengetar) argetoja shoket e generates ne sallen e mbushur perplot.
Ne vitin 94, 95
Isha tonist apo mjeshter zeri me zerim dhe muzik ne te gjitha kuizet qe organizonte i ndjeri profesor Ymer Shabani me moderator Ejup Hazirin qe i jepte kuptim spektakleve. Per kuriozitet po e permend edhe mikrofonin e pare ajror (me val) qe e kisha ber vet ateher per her te pare.
Poashtu ne ato vite, njeri nder themeluesit dhe moderator i vetem i Radio Presheves se pare qe ende kujtohet me shum nostalgji. Ajo ekzistonte ne nje shtepi te vjeter por te gjallruar me emisione e muzik lloj lloj. Ishte zeri i pare zeri im qe u degjua permes Radios se pare ne Presheve ku kemi realizuar shum emisione me mysafir ne studio, shum kengetar nga Presheva e Kumanova, gjat Ramazanit me shum hoxhallar gjithashtu. Kam dhe nje foto per nostalgji nga ajo radio sa per ta kujtu Radion e par qe vuri themelet ateher si Radio e par ne Presheve.
Poashtu ate kohe zerova edhe edicionin e vetem ‘Kosovarja Kendon” bashk me mjeshtrin e madh nga Kosova , Shemsedin Drejten. Ky festival ne pamundesi te mbahej ne Kosove u mbajt ne Preshev dhe ishte i fundit I llojit te vet. Aty mu besua nje pun qe ishte me shum pergjegjsi dhe ne e bem si eshte me se miri bashk me mjeshtrine madh te Kosoves. Kam dhe nje foto kujtim nga ai event.
Punova edhe si D.J i pare ne diskoteken e pare ne Presheve “Macumba”me lokacion ne Shtepin e Kultures , nje diskotek e vertete me te gjitha kushtet optimale qe kane sot diskotekat ne Europ. Ne fillim me kaseta dhe pastaj futem ne perdorim edhe Cd playerin e pare ne Preshev. Pra Presheva dikur pati nje diskotek qe tani se ka me.
Ne vitin 96,97,98,
Isha nder organizatoret kryesor te Dance – Festivalit te par ne Presheve, te quajtur “Fantastico show” qe ishte risi per her te pare ne Presheve dhe qe u mbajt ne mend si nje event gjigant dhe qe sot kujtohet ende. Ka dhe nje video si deshmi kur ndahet cmimi i pare te cilin e fitoi Visari me kercimin dhe emitimin fantastik te Michael Jackson.
Per 4 vjet me rradhe, anetar kryesie i trupes artistike “Jusuf Gervalla” qe ishte formuar ne Presheve, zerim dhe percjelles me muzik recitaleve skenike te shumta qe benim ne ate kohe me trupen nen udheheqjen e drejtuesit te trupes Muhamet Bektashi.
Ne vitin 2001 e deri sot:
Me kthyen me presion nga Prishtina ku kisha ber gati 1 vit si punetor me i dalluar ne radion Vala Rinore ,me qellimin e vetem per te vu themelet e Radio Presheves, qe ekziston edhe sot. Nuk kishte njerez qe dinin te benin punen e radios ateher. Duhet theksoj se kesaj radio i kam dhen shume, sepse radion e kam dashur gjithmon. Brezat u edukuan me muziken e mirfillt qe kisha perpunu nga kasetat nje nga nje me pun te palodhshme, shpesh edhe gjat nates deri ne oret e vona. Per 20 vjet me rradhe isha realizator por dhe udheheqes i nje emisioni te nates ne Radio Presheve. Emisioni titullohej “Thirrja ne mesnate” dhe fillonte ora 00.00 dhe ne afat dy oresh trajtonte temat dhe problemet nga me te cuditshmet qe ndodhnin ne Preshev dhe rrethin.
Producenti i pare ne Presheve. SkendaRecords studio e pare ne Presheve per audio incizime me kushte optimale, ne te cilen te gjith kengetaret dhe talentet preshevare ben incizimet e para te muzikes per: femij, rep, argetuese, ilahi e Kur’an deri te ajo me koleget e muzikes popullore te gjith me rradhe. Nuk ngeli askush qe ka ber nje incizim dhe te mos ket kaluar neper kte studio.
Orkestrues dhe perzgjjedhes i muzikes se korreodrames se pare ne Presheve te quajtur “Gjurmet”,e cila luhej nga aktoret Preshevar dhe nga Kumanova. Drama ishte pa tekst dhe cdo gje e pasqyronte muzika dhe loja e aktoreve ne skene. Pas perfundimit te drames, vet profesori i muzikes Adnan Ymeri me dha pelqimin qe tutje un te isha kordinator i muzikes per trupen teatrale te te ndjerit Agron Boricit, e qe deri ateher muziken me ta e kordinonte vet profesori. Dhe ashtu ndodhi, qe ne punuam gjat me muziken dhe dramat qe pergatiste i ndjeri Goni me shum vullnet.
Kordinues dhe perzgjedhes i muzikes ne spektaklet e karatese se dy klubeve qe kishte Presheva, atij te Bejar Fazliut dhe Muhametit ne klubin tjeter. Katet, ndeshjet dhe demostrimet e karatese beheshin komplet nen percjelljen e muzikes adekuate qe perzgjidhja une.
Per 10 vjet me rradhe bashk me dy shoke ndihmes (Armend Aliun dhe Shabanin), si organizator dhe realizator te pritjes se vitit te ri ne qender te qytetit. Kur te gjith ngroheshin ne shtepite e veta, Skenda ne mes te qendres me zerim dhe me ca shoke, duke u kujdes qe ti jepte pak hijeshi qytetit me program e muzik duke zgjedhur me te miren.
Zerimin dhe kordinimin e programit muzikore te te gjitha akademive perkujtimore te deshmorve ne shtepi te kultures por edhe ne fshatrat rend e rend, per shum vite me rradhe dhe sot.
Zerimin dhe kordinimin muzikore, duke sjell ne sken dhe talented e kenges ne kuizet qe organizonte gjimnazi nen perkujdesjen e profesorve, vecanerisht te te ndjeres profesoreshes Sahadete Presheva. E ndjera mbaj mend te me thoshte se ty duhet shpall njeri i dekades, sepse ti ke qen dhe je nje prapasken e fort qe ky spektakel pa ty do te ishte bardh e zi dhe pa asnje ngjyre. E une vetem falemnderoja me modesti ate qe e bej edhe sot.
Zerimin, riparimin dhe mirmbajtjen e te gjitha xhamive ne Presheve dhe fshatra, dimer dhe vere pa u ndal asnjehere. Sepse eshte nje pun qe kerkon sakrific por dhe qe ka rreziqet e veta dhe jo rastesisht se ben askush pos meje.
Ne vitin 2003 dhe 2008 ,ideator kryesor, orkestrues i 28 kengeve dhe realizues i festivalit te pare per femi ne Presheve i quajtur “Gezimi Yne” ne kuader te shtepise se kultures, e qe pastaj mu mor nga dora dhe vijoi si vijoi deri ne nderprerje te plote.
Zerimin dhe kordinimin e programit artistik te dy bashkesive islame ne Presheve , festat fetare, maturat e medresese per vite me rradhe (dhe sot) .
Zerimin e fushatave zgjedhore politike dhe editimin e slloganeve zanore per Radio dhe TV te fushatave zgjedhore per 20 vjet me radhe , mund te them te te gjitha partive qe besuan ne punen time profesionale dhe 95% e rasteve pa asnje kompenzim.
Njeri nder themeluesit e SH.K.A Presheva, njeherit udheheqes artistik dhe zevendes drejtor per 7 vite, me pun te palodhshme vullnetare (pa asnje kompenzim), duke i sjell Presheves cdo vit cmime nga me te mirat.Vende te para te dyta e te treta. Cmime meritore orkestrale, dhe cmime individuale te kengetarve te kesaj shoqerie. Puna me sakrific nuk ndikoi ne punen tone, dhe ne ia dolem me se miri cdo vit e me shum me te gjith koleget e mi bashk.
Dhe ne fund 2 vite mjeshter zeri ne Shtepin e Kultures, dhe kordinator muzike ne dramat e tatrit te Presheves. Ne kontraten time nuk shkruante puna e kordinatorit te muzikes se dramave te teatrit pos “mjeshter zeri”, por ka qen dhe eshte pun vullnetare e imja si gjithmon qe i kam dhene ketij vendi, shpesh edhe me mjetet e mia personale per te ber me te miren e mundshme gjithmon aty ku punoj dhe jam prezent, dhe aq me shum me knaqsi per Shtepin e Kultures dhe teatrin e Presheves qe ka ber ca vite qe u themelua dhe funksionon.
PREJ VITI 92 E DERI ME TANI , MJESHTER ZERI PERMANENT NE SHTEPIN E KULTURES PERDERISA SHTEPIA E KULTURES NUK PATI NJE MJESHTER ZERI PROFESIONAL OSE ADEKUAT ASNJEHER. ME FTONIN VET PUNTORET E DIKURSHEM TE KETIJ INSTITUCIONI DHE ME SHUM KNAQSI E VULLNET I BEJA ZERIMIN PA ASNJE KOMPENZIM, EVENTEVE QE MBAHESHIN NE SHTEPIN E KULTURES, E QE ATEHERE KAN QENE TE SHUMTA.
Dhe per fund, si kant – autor i shume kengeve, dhe kengetar i kenges se lehte, korcare, dhe asaj rok, nder te paret ne Presheve i ketij lloji. Orkestrues i shum kengeve, njeherit instrumentist per kitare, qifteli, sint, harmonike dhe bateri kur e donte nevoja.
A doni hala…sigurisht ka edhe shum e shum qe si kujtoj ose sdua ti permend per arsye te ndryshme, por qe e kisha shumme te nevojshme ti kujtoj gjeneratave te reja dhe harraqve se kush isha dhe jam Une. Se di nese dikush, diku ka shkruar bile pak gjera nga keto qe kam permend, por edhe historin e bejn injorantat, dhe padyshim shkruajn vetem per gjera qe atyre i shkon per lale, duke injoruar shum gjera qe njerzit ne heshtje i kane dhene ketij vendi.
P.S. KUR FOLET PER ZONIN DHE SKENEN, JAM UNE AI QE DUHET TI KUJTOHEM NJEREZVE.
Written by: WindowRadio.de
todayJune 3, 2026 11
todayJune 1, 2026 11