Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Çlirohet Këlni:

todayJune 4, 2025

Background
share close

Bombat u nxorrën dhe çmontuan me sukses, nesër githçka normale!!!
Në Köln të Gjermanisë janë nxjerrë nga dheu dhe janë çmontuar me sukses tri bomba amerikane jashtëzakonisht të mëdha nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Rreth ora 20:00 ka përfunduar aksioni më i madh i evakuimit pas Luftës së Dytë Botërore. Prej mëngjesit janë evkuuar 20.500 persona.
Të mbyllura ishin tri urat kryesore në Köln, janë evakuuar edhe një spital, disa shkolla, dy shtëpi të të moshuarve, opera dhe muze, banesa të shumta, 58 hotele, punojnësit e televizionit RTL…
Në stacionin qendror hekurudhor ka pasur vonesa të trenave. Shumë punëtorë nuk kanë mundur të shkojnë në punë ose janë vonuar. Gjendja tani po normalizohet ngadal. Nesër gjithçka do të jetë si më parë.
Gjatë nxjerrjes dhe çmontimit nuk ka pasur asnjë problem serioz. Në Köln dhe në shumë qytete të Gjermanisë edhe sot e kësaj dite gjenden shpesh gjatë punimeve më të thella bomba të cilat nuk kanë shpërthyer në kohën e bombardimeve të forcave perëndimore.
Ky ishte evakuimi më i madh prej Luftës së Dytë Botërore.

Written by: WindowRadio.de

Rate it