Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Një përgjigje gjysmëzyrtare për nënkryetarin aktual të PD-së:

todayMarch 17, 2026 6

Background
share close

Kandidatura ime nuk është akoma zyrtare (e vërtetë kjo) dhe duhet të zyrtarizohet nga grupi i punës i ngritur sot dhe kjo nëse kualifikohem. Por gjithashtu ka pafytyrësinë të thotë se votat nuk janë vjedhur kurrë në PD…

Në radhë të parë, nga ana e meritave, kualifikohem në mënyrë absolute mbi çdo anëtar të grupit të ngritur dhe mbi ty, që sado votat dhe mbështetje të kishe në PD, prapë kontributi yt PD-në Bashës nuk do t’ja merrte kurrë. Prandaj komentet e tua janë ofenduese.

Fatin e kandidaturës sime nuk do ta vendosin kurrë individë si Gaz Bardhi, Elda Hoti, Kalaja apo miqtë e ngushtë të Shkëlzen Berishës.
Kualifikimi im sot, që flasim, është i njëjtë me kualifikimin e Berishës, sepse të dy nuk kualifikohemi nga dy nene të ndryshme të statutit që Berisha ka futur, por gjithashtu jemi, në mënyrë absolute, bashkëthemelues të barabartë të Rithemelimit…

Pse?

Sepse Berisha kishte strukturat e PD-së, por nuk kishte mbështetje. Unë kisha mbështetje, por jo strukturat. Mediat dhe të gjithë ju e keni shkruar qartë dhe pastër që Berishën e ngrita unë personalisht nga varri politik, dhe strukturat (pra, shumica juaj), nuk do t’ja kishit arritur kurrë të merrni këtë PD që keni sot.

Mbështetja dhe suksesi i foltoreve u bë falë besimit që mbështetësit kishin tek unë: e para, si pjesë e fushatës së Trump gjatë 2020 (atëherë më njohën shumica e të djathtëve), dhe e dyta, mbiemrit që ka qëndruar i panjollosur gjatë viteve të sistemit komunist. Këto kërkonte baza. Kjo ishte shpresa për diçka ndryshe. Nuk ishte Sali Berisha dhe as ju që sot jepni mënd ndaj kandidaturës time.

Pas katër vitesh sulmesh politike, mbiemri mbetet i panjollosur dhe e tillë mbetem edhe unë.

Dhe Rithemelimi ia ktheu PD-në Berishës.

Gjithashtu, duhet të jesh i mangët të krahasosh kandidaturën time me atë të katunarit të Maliqit që mban Grida Duma poshtë fustanit. Për mos të theksuar që ky konsiderohet kriminel që bëri një vit burg, dhe jo politik, por për karakterin e tij të keq që shpifte kundër oponentëve, siç e bënë dhe me mua. Por e keni harruar sepse thjeshtë PD ju duhej. Unë nuk i kam harruar.

Nuk do të kishte kurrë Rithemelim pa mua në krah të Berishës dhe Lulzim Basha sot do të kishte akoma vulën dhe partinë. PIKE.

Sali Berisha në atë kohë ishte thjesht një njollë e zezë që lëvizte në korridoret e Rognerit, duke bërë konferenca absurde.

Si më sollën mua? Duke më manipuluar se këto sulme kundrejt Berishës ishin sulme të Sorosit. Njerëzit e Berishës e dinin që atëherë antipatinë time për sorosistët. Sot e kësaj dite, Berisha vazhdon t’i gënjejë amerikanët me Sorosin, por s’ia ka vënë veshin askush. Ndërkohë, mua thjesht më ofruan platformë për të folur për konservatorizëm, pa e ekspozuar faktin që Berisha në të vërtetë ishte i mbaruar dhe ftesa ishte një tentativë pikërisht për ta ringjallur.

Berisha sot nuk kualifikohet në bazë të nenit “Basha”, që vetë e futi në statut dhe me të cilin po e luftojnë disa sot.

Unë sot nuk kualifikohem sepse nuk kam anëtarësi, të cilën e refuzova në 2022, sepse besoja se e kisha përmbushur qëllimin (marrjen e PD-së) dhe ishte koha për t’u kthyer në jetën time në SHBA.

Çdo gjë ndryshoi kur kapa vjedhjet masive në Këshillin Kombëtar, për të cilat jam akoma në gjyq me Këlliçin. Këlliçi paditi sepse ashtu evitoi t’u përgjigjej demokratëve për vjedhjet dhe manipulimet që bëri. Por demokratët as nuk kanë harruar dhe as nuk kanë dyshime në korrupsionin e tij.

Ndërkohë, Berisha sakrifikoi mbështetjen time për lejen e ndërtimit të Kullës së Malit. Ja, për aq ju duhej Këlliçi, sa t’ia vinin kundër Velias.

Dhe ajo ishte “The Turning Point” për mua.

Sot, Berisha e gjen kundërshtarin pikërisht tek unë, bashkëthemeluesen e tij për lëvizjen për reformim dhe rithemelim të PD-së.

Personalisht kualifikoj në mënyrë absolute në bazë të atributeve që mundësoi marrjen e PD-së.

Katër vjet pas Kuvendit të 2022, jo vetëm që e ndjej veten të kualifikuar, por jam anëtare shumë më e denjë se këta emra që lexoj në këtë listë më poshtë, dhe nëse Berisha do ta kthejë këtë në luftë të vërtetë – mirë se të vijë – por këta në këtë listë ishin ata që Rithemelimi luftoi, dhe kjo ndotje që solli sërish në PD Berisha nuk mund të vendosë për fatin e kandidaturës sime.

E gjithë esenca e Rithemelimit ishte pikërisht marrja e PD-së dhe reformimi i saj. Berisha tregoi qartë që abuzoi me këtë besim që mori. Tashti është radha e bashkëthemelueses së tij që sakrifikoi veten mes sulmesh politike nga më të shëmtuarat vetëm për të mundësuar shansin për reformim dhe transformim të PD-së.

Për të qenë më e qartë – Berisha duhet të aprovojë automatikisht anëtarësim retrospektiv që nga viti 2022 dhe, në bazë të atributeve të padiskutueshme që kam dhe mos më ofendoj duke ja lënë në dorë Gaz Badhrave.

Sa për kujtesë dhe për nënkryetarët e PD-së të zgjedhur në 2022, mos harroni që Belind Këlliçi po orientonte votat edhe në atë garë kundër jush dhe pa ndërhyrjen time dhe mesazhet e dërguara në çdo kryetar dege, duke shpjeguar çfarë kishte bërë Këlliçi (nuk kisha folur akoma publikisht për manipulimet), ju dy nënkryetarët e sotëm do të kishit shanse të minuara dhe aspak të barabarta për fitore. Të thuash në TV që garat janë demokratike është një gënjeshtër masive dhe flet qartë për karakterin tuaj.

Në fakt, një falënderim nga dy nënkryetarët thjesht do të mjaftonte. Sot, nëse guxoni të luftoni kandidaturën time, kujtohuni se kur mua s’më tremb Berisha, ju të tjerët jeni pesha të lehta.

Ja, ky është kontributi im – luftë konkrete dhe me rezultate për mbrojtjen e meritokracisë së të gjithë anëtarëve të PD-së, pa asnjë diskriminim.

Si përfundim, mendoni realisht që do të lejoj Gaz Bardhin të vendosë fatin e kandidaturës sime sot? ABSOLUTISHT JO! – Ky është ofendim për mua dhe do të marrë përgjigjen e duhur në momentin e duhur.

Nëse doni ta ktheni këtë në një luftë të vërtetë të Rithemelimit (origjinal) kundrejt Berishës, që tashmë është bërë grup me mbetjet që i lëpiheshin Bashës dhe që ishin pikërisht shënjestra e foltoreve – di t’ju them: BRING IT ON!

Shkruan Evi Kokalari:

Written by: WindowRadio.de

Rate it