Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Anëtarja e Bundestagut gjerman kërkon dorëheqjen e Paunoviqit: Deklarata të tilla e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor:

todayJuly 17, 2026 3

Background
share close

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Jasmina Hostert, anëtare e Bundestagut Gjerman për rrethin e Boblingenit, e cila e ka cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar përgjegjësi nga ministrja serbe.

Hostert ka thënë se Paunoviq ka pretenduar se do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998, duke vlerësuar se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.

“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një qeveri demokratike nuk duhet të ketë hapësirë për deklarata të tilla; ato e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministri duhet të japë dorëheqjen”, shkroi Hostert./ Sinjali

Written by: WindowRadio.de

Rate it