14.5 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeOpinionNEOMALËSORJA QË PO KËRKON TË PËRÇAJË SHQIPËTARËT!

NEOMALËSORJA QË PO KËRKON TË PËRÇAJË SHQIPËTARËT!

Neomalësorja nuk mund ta përdorë gegnishten si armë politike, sepse politikane nuk është. Në fakt, më ka ardhur çudi që ajo pranoi të futet në parlament me lista të mbyllura – pra në mënyrën më korruptive dhe antidemokratike të mundshme – ndërkohë që po të hynte në garë të hapur me votime, shanset ishin që ta fitonte.

Tani që ka ngrënë çorbën e atyre që ne duam t’i heqim nga parlamenti, gegnishten le ta përdorë në jetën e saj private, e jo në TV, në parlament apo në komunikim me publikun.

Gegnishtja e Neomalesores është shumë e bukur – jo sepse e flet ajo, sepse, siç e thashë, për mua humbi shumë pikë kur pranoi të ishte në listë të mbyllur (dinjiteti s’duhej t’ia kishte lejuar), por gegnishtja është realisht e pasur dhe e thjeshtë njëkohësisht, sublime në aftësinë për t’u shprehur dhe, në shumë raste, thjesht me përdorimin e vetëm një rrokjeje.

Por ka një arsye pse toskërishtja është gjuhë zyrtare në Shqipëri dhe është e turpshme që Neomalesorja s’ka marrë mundimin të gërmojë historinë.

Së pari, toskërishtja është folur jo vetëm nga 70–80% e popullsisë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe nga arvanitasit dhe arbëreshët. Gegnishtja është folur kryesisht në zonën e Dardanisë, në Kosovë tërësisht, në Maqedoni dhe në veriun e Shqipërisë.

Ajo që po bën Neomalesorja duke dhënë komente kaq absurde dhe duke shtyrë një lloj përçarjeje si “deputete”, është njësoj sikur unë – që jam 100% gjrokastrite – të futem me lista të mbyllura në parlamentin e Kosovës (Zoti i bekoftë ata në Kosovë që s’kanë lista antidemokratike) dhe t’ju imponohem atyre se toskërishtja ime është vegël politike, e nëse ata nuk më kuptojnë, problemi është i tyre.

Nuk besoj se shqiptarët e Kosovës do të kishin problem nëse unë do të flisja vetëm toskërisht, edhe pse dialekti i tyre zyrtar është gegnishtja. Por jam e sigurt se do të kishin ngritur shumë pikëpyetje nëse me fodullëk dhe me një krenari të paarsyeshme do t’u thoja se toskërishtja ime është “më politike” dhe refuzoj të flas dialektin e tyre zyrtar.

Ja çfarë po bën Neomalesorja – dhe ky është ofendim dyfish për shqiptarët:

Sepse është në parlament pa e votuar njeri, kështu që thoni t’i ulet pak puplat, sepse deri tani s’ka treguar ndonjë aftësi politike, por është promovuar nga një individ si Edi Rama, që është njollë e zezë në historinë shqiptare dhe sepse, përveç faktit që nuk duhet të ishte në parlament, po imponon gjuhën jozyrtare sepse… “asht ma politike”.

Si kujtesë: toskërishtja dhe gegnishtja janë dy gjymtyrë të gjuhës ilire. Ky teatër për ta kthyer gjuhën dhe dialektet në armë politike, ndërkohë që dhimbja e varfërisë dhe e korrupsionit realisht vret, flet qartë që Neomalësorja nuk duhet të jetë fare në atë institucion dhe as të bëj moral absurd popullit.

Ndoshta Neomalesorja bën mirë të përdorë së pari dinjitetin si armë politike dhe të japë dorëheqjen, meqenëse askush nuk e ka votuar në atë parlament. Dhe pse jo, nëse e ka gegnishten pasion, të fillojë një emision televiziv apo të hapë një akademi për gegnishten. Me shumë dëshirë do ta ndiqja, meqenëse gegnishtja më tërheq.

Por mos marrë mundimin të na imponojë absurditete të tilla, sepse – sërish – toskërishtja është bërë gjuhë zyrtare e Shqipërisë pikërisht sepse 70% e popullsisë, kur u ndanë kufijtë dhe na hynë superfuqitë në hak, ishin toskë, ndërsa pjesa tjetër e kombit mbeti jashtë kufijve tanë. Prandaj jemi një komb and tre shtete.

Nëse ishim akoma një shtet dhe një komb, ndoshta gjuha zyrtare do të ishte zgjedhur me kritere të tjera. Por për sa kohë 70% e Shqipërisë flet toskërisht, Neomalesorja bën mirë të kërkojë falje, sepse “gegnishtja si armë politike” ishte një armë për të ofenduar shumicën e toskëfolësve, si rrjedhojë shumicën e shtetasve Shqiptar!

Shkruan Evi Kokalari:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat