Vjedhja e shekullit .. “Nafta”..
Më 18 shtator 2025, Kuvendi i Shqipërisë përjetoi një nga momentet më errëta të historisë së tij, programi qeverisës i qeverisë Rama 4 për vitet 2025–2029 u “miratua” në vetëm 20 minuta, pa lexim, pa debat, pa transparencë.
Pse kështu.?
Një farsë e mirëfilltë, ku përtej fasadës së zhurmshme, ajo që ndodhi ishte një bashkëpunim i hollë mes dy figurave që në publik hiqen si armiq të përjetshëm…
Pse u mbyll goja e Kuvendit pas nje paralajmerimi paraprak të Ramës , mos bëni zhurmë fizike, se ndryshe do votojmë pa debat ?
Dhe fill pas ketij paralajmerimi, filloi skenari i para pregatitur. Gjasme opozita provokohet nga ministrja AI Diella..
Ja ta shtjelloje kete skenar te hidhur…
Një program qeverisës katërvjeçar nuk është thjesht letër. Është kontrata mes qeverisë dhe popullit. Në të duhet të shpjegohet ku do të shkojnë te ardhurat financiare nga pasuritë, çfarë reformash do të ndërmerren, si do të menaxhohen të mirat e vendit. Por në atë dokument, që shqiptaret nuk e lexuan kurrë dhe deputetët e popullit nuk e lejuan ta diskutojnë, mungonin përgjigjet mbi një nga çështjet më të ndjeshme… Nafta shqiptare.
👉A do të rikthehet kontrolli i shtetit mbi naftën, pas dekadash koncesionesh të errëta?
👉A do të ndërpritet kontrata e Bankers Petroleum, e akuzuar vazhdimisht për evazion fiskal dhe shfrytëzim skandaloz të vendburimeve?
👉Kush do të fitojë nga koncesionet e ardhshme, shteti shqiptar apo një tjetër kompani “miqsh” e pushtetit?
Asnjë rresht i qartë nuk u pa e nuk u tha. Heshtje totale. Dhe kur hesht politika, zakonisht flet paraja…
Bankers Petroleum, hija që mbulohet nga Sali Berishë dhe Edi Rama..
Prej vitesh, Bankers Petroleum është bërë simboli i shfrytëzimit të naftës shqiptare pa transparencë. Raporte të Prokurorisë dhe auditime të ndryshme kanë folur për deklarime të manipuluara, për humbje të qëllimshme, për shmangie taksash me vlerë qindra milionë dollarë.
Në vend që programi i qeverisë të shënonte një kthesë, të bënte transparencën me një plan konkret për të rimarrë kontrollin mbi sektorin ë Arit te Zi , me skenar, u zgjodh të heshtet mbi gjithçka, nën zhurmen e stisur te Gaz Bardhit ,”djalit” te rrahur e te bindur te Sali Berishës, duke sajuar , gjasme në nervozizëm, veprime goditëse fizike ndaj kryeministrit , një skenar që mban dyautoresine e liderëve . Dhe me ato akte gjasme vandale të Gazit , kryeministri, zoti Rama, manipulatori me i madh i shqiptarëve, kaloi direkt në votim dhe aprovim te atij programi, ashtu siç ishte mirepregatitur skenari pas perdeve..
Pra ne shqiptarët nuk pame e as nuk degjuam gje per ate program ,pamë vetëm të miratuar programin pa zë, pa fjalë, pa prespektive..
Berisha, “opozitari” që në publik gerthet çdo dite për “vjedhjet e Ramës”, atë ditë vendosi të bëjë lojën e tij të preferuar, të largohet nga debati, duke i dhënë Ramës alibinë e duhur për ta kaluar programin pa diskutim. Pse ? Sepse Liri Berisha ishte perfituese nga Bankers, e miliona dollareve si donacione gjasme per “Fshatin e Fëmijve”, në një kohë që Bakers raportonte humbje .. !!!!????
Një opozitë e sinqertë, me 18 shtator , do kishte anashkaluar çdo provokim te qeverisë e do kish detyruar ate, të lexonte çdo rresht, do të kishte kërkuar shpjegime për çdo pikë, dhe mbi të gjitha, do të kishte ngritur çështjen e naftës si prioritet kombëtar. Por Berisha nuk e bëri. Pse? Sepse dosjet e korrupsionit të naftës nuk janë vetëm e një krahut politik, ato janë njollë e madhe e zezë mbi të dyja mavrite politike , Parti demokratike e Parti socialiste
E vërteta e munguar në program
Programi i Rama 4 nuk kishte..
👉Asnjë projekt që shteti të marrë pjesën më të madhe në shfrytëzimin e naftës.
👉Asnjë plan për të rishikuar kontratat koncesionare ekzistuese.
👉Asnjë strategji për uljen e çmimeve të karburanteve për qytetarët.
👉Asnjë garanci për transparencë mbi të ardhurat e fituara nga pasuritë natyrore.
Por, me shumë gjasa, duhet te ketë plane të fshehta për menaxhimin e ardhshëm të sektorit të naftës , të cilat nuk duhej të shkonin as në veshin e publikut, as në atë të mediave ..(Flitet që sektorin e naftës do ta marre oligarku dhe sponsori i familjes Berisha )
Prandaj në asnjë dalje publike , Sali Berisha nuk e përmend asnjëherë Bankersin , sepse e zë kanceri i zi i naftës.
Pra kuvendi i 18 shtatorit ishte një farsë për të mbuluar krimin me të madh ekonomik qe i është shkaktuar shqiptareve keto 20 vjetët e fundit ..
Kjo ishte arsyeja pse seanca e 18 shtatorit u kthye në një teatër të shëmtuar. Rama fitoi heshtjen, Berisha fitoi rolin e “të përjashtuarit”, ndërsa populli humbi të drejtën për të ditur se çfarë do të ndodhë me pasurinë e tij më të madhe natyrore.
E vërteta është kjo. Në Shqipëri, nafta nuk është më pasuri e shqiptarëve. Është bërë mjet për pasurimin e politikanëve, për mbajtjen gjallë të pushtetit të tyre, dhe për blerjen e heshtjes së njëri-tjetrit. Programi i 2025–2029 nuk është program qeverisë,eshte mbulesa e një mega – grabitjeje me koperture mashtruese, Shqipëria në B.E.ne 2030
Dhe ky është vetëm fillimi i një tragjedie shume here më të madhe se çdo dëm tjetër i deritanishëm ….
Rifat Kullolli




