Duke parë larminë e statuseve online në lidhje me zgjedhjet në Hungari, kakofoninë e krijuar dhe veçanërisht krahasimin me Shqipërinë, si konservatore, më mbetet të them që kontributi më i madh i
Victor Orban është ai i babait të konservatorizmit nacional në Europë në këtë shekull.
Nën drejtimin e Orban, Europa u zgjua dhe nisi të luftojë establishmentin neo-liberal, globalizmin dhe soroizmin. Misioni i tij i përfunduar në Hungari nuk ka përfunduar ende në Europë. Jam e sigurt se pavarësisht që ai ishte anti-komunisti i përbetuar i Europës së 20 viteve të fundit, dhe arriti të krijojë vetëm opozitë të qendrës së djathtë në Hungari, ne nuk do të dimë se si do të drejtohet Hungaria në katër vitet e ardhshme sepse programet premtohen por shpesh herë premtimet nuk mbahen.
Kontributi i tij është i pamatë edhe në formësimin e opozitës së re në Hungari.
Qendresa e Orban si në mbrojtjen e familjes, luftës kundër emigracionit të paligjshëm, ashtu edhe përballë establishmentit vetë-shkatërrues të Europës do të jetë udhëzues për popujt europian për të realizuar kthimin ne traditë dhe origjinë.
Nuk shoh asnjë paralele midis Hungarisë stoike dhe banalitetit laboratorik politik dhe social të Shqipërisë së manipuluar nga mafia dhe perandoria soroiste me Ramën në krye.
Zgjedhjet demokratike janë simbol i popujve të vetëdijësuar dhe të ndërgjegjshëm.
Ashtu është edhe rrotacioni demokratik.
/Edith Harxhi/




