Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Dy Markot, Albini dhe Edi Rama:

todayJuly 20, 2026 10

Background
share close

Këtë javë Beogradi zyrtar shfaqi diçka nga e ardhmja që kërkon të ndërtojë. Në të njëjtën ditë që ishte në SHBA për të çelur dialogun strategjik, po atë ditë nënshkruante me Kinën marrëveshje për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale. Ajo që ra në sy prej takimit të dy homologëve në Uashington – Marko Rubio, sekretar Shtetit, dhe Marko Gjuriç, ministër i Jashtëm – është energjetika. Që në krye të herës SHBA-të kanë identifikuar se varësia e theksuar serbe nga Rusia është problem. Uashingtoni po shtyn përpara njërin prej projekteve infrastrukturore më të rëndësishme në rajon, siç është hidrocentrali “Porta e Hekurt III”. Shtetet e Bashkuara po përfshihen drejtpërdrejt në sektorin energjetik të Serbisë. Hidrocentrali gjigant “Gjerdap 3” pritet të ndërtohet mbi lumin Danub. Ky është projekt strategjik i cili po zhvillohet në bashkëpunim me Rumaninë.

Ndërkohë, për Kosovën, SHBA-të kërkojnë ta kthejnë në klient që t’u blejë gazin e lëngshëm. Qeveria e Kosovës ka kërkuar financime për t’u kthyer në potencial energjetik për rajonin me anë të baterive. Në bashkëpunim me SHBA-të kjo do ishte shumë e mirë. Është e çuditshme pse të gjitha partitë politike në Kosovë janë dakord që të kthehen në klientë, në vend se të ndërtojnë vetë kapacitete prodhuese.

Në Shqipëri pritet të mbyllet porti më i madh në vend, ai i Durrësit. Hidrocentrali i Skavicës që do sillte potencial të shtuar energjetik është futur në kalendat greke, ndërsa instalimi i paneleve diellore është lënë në dorë të gangove që vjedhin troje.

Po të heqim shkeljet e të drejtave të njeriut në Serbi, autokracinë dhe probleme të tjera, nuk do jetë e largët koha kur interesi ndaj saj të shfqet si nga Perëndimi dhe nga Lindja. Serbia mund ta luajë rolin e Hungarisë më mirë, sepes nuk është në Bashkimin Evropian, s’ka kush i kërkon llogari, popullin e ka kundër Perëndimit dhe janë praktikë për të shkuar si me Kinën, si me Amerikën.

Shkruan Sebastian Zonja:

Written by: WindowRadio.de

Rate it