Pazaret e fshehta në Malësi:
PSD dhe Ardian Hysa, zëdhënës të PS-së?
Reagim i Degës së Malësisë së Madhe, Partia Konservatore Albania:
Partia Konservatore Albania, dega Malësia e Madhe, shpreh indinjatën e saj të thellë për lojën e ulët politike që po zhvillohet mbi kurrizin e malësorëve.
Vizita e deputetit Bujar Rexha në Vermosh u servir si një akt i madh, ndërkohë që nuk ishte gjë tjetër veçse një shfaqje e zakonshme e politikës folklorike.
Nuk solli as drita në fshatra, as transport publik, as legalizim të pronave, as hapje shkollash.
Ishte një vizitë e radhës, me premtime të vjetra, që nuk ndryshojnë asgjë nga realiteti i hidhur i Malësisë së Madhe.
Por ajo që është edhe më e rëndë, është që Ardian Hysa – kryetar i PSD-së në Malësinë e Madhe, drejtues i forcës që ka shumicën në Këshillin Bashkiak – në vend që të ngrejë zërin për këto plagë, ka zgjedhur të lavdërojë deputetin socialist.
Ne pyesim hapur dhe pa kompromis:
• Pse hesht Ardian Hysa për mungesën e dritave në Malësi? • Pse nuk flet për legalizimin e pronave, që po zvarriten prej vitesh?
• Pse nuk ngre zërin për mungesën e transportit publik nga Shkodra në Vermosh?
• Pse hesht për shkollat që mbyllen njëra pas tjetrës, duke shpopulluar zonën?
A nuk janë këto hallet e malësorëve? Apo tani PSD është kthyer në satelit të PS-së?
E vërteta është e thjeshtë:
Lëvdatat e Ardian Hysës për Bujar Rexhën nuk janë as të pafajshme, as të rastësishme.
Ato tregojnë një marrëveshje të fshehtë politike mes PSD dhe PS-së – një pakt i heshtur për të ndarë pushtetin lokal në vitin 2027.
Kjo nuk është politikë, kjo është tradhti ndaj malësorëve!
Dy vjet para zgjedhjeve vendore, në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, PSD ka zgjedhur të ndërtojë klane dhe të bëjë pazar me socialistët.
Dhe në këtë lojë të pistë, humbësi i vetëm është Malësia e Madhe dhe banorët e saj.
Partia Konservatore Albania nuk do të heshtë.
Ne jemi këtu për të ngritur zërin e qytetarëve, për të kërkuar zgjidhje për hallet reale:
Për dritat, për pronat, për transportin, për shkollat, për të drejtën për të jetuar me dinjitet në trojet tona.
I bëjmë thirrje publike Ardian Hysës:
Nëse je kryetar i PSD-së dhe drejtues i shumicës në Këshillin Bashkiak, bëj detyrën.
Jep llogari para qytetarëve, jo para socialistëve.
Mbro hallet e popullit dhe jo interesat e karriges tënde.
Ne i bëjmë thirrje çdo malësori:
Hapni sytë dhe mos pranoni të bëheni spektatorë të pazareve politike.
Mos e lini Malësinë të kthehet në plaçkë të marrëveshjeve të fshehta.
Malësia ka histori, ka dinjitet, ka gjak të derdhur për liri.
Nuk mund të përdhoset me pazare të ulëta.
Viti 2027 do të jetë ndarja e madhe:
Mes atyre që luajnë për karrige dhe atyre që luftojnë për popullin.
Partia Konservatore Albania dega Malsia e Madhe është e vendosur të luftojë për Malësinë.
Dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri sa zëri i malësorëve të dëgjohet, hallet e tyre të marrin zgjidhje dhe Malësia e Madhe të ketë përfaqësimin që meriton.
Partia Konservatore Albania – Dega Malsia e Madhe:




