14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomePolitikëNjë tufë e madhe fundërrinash, që deshën ta shkarkojnë dhe bënin protesta...

Një tufë e madhe fundërrinash, që deshën ta shkarkojnë dhe bënin protesta duke sharë nga motra para derës së Bashkisë:

Erion Veliajn e kam parë dy tre herë në jetën time, në distancë, në ndonjë pritje diplomatike me rastin e festive të tyre kombëtare.
Herën e parë që i kam ngritur sytë në qiell dhe kam thënë Zot merr hak për mua, ishte kur më bllokoi të gjitha llogaritë bankare në kohën e Kovidit, sepse demek nuk kisha paguar taksën për tabelën që nuk ka ekzistuar kurrë të një shoqate që kam drejtuar unë para 20 vjetësh ne Tirane. Hakmarrja ishte për një shkrim që kisha bërë kundër tij tre ditë para bllokimit. Nuk kisha ku të ankohesha, e gjithë Shqipëria e mbyllur.

Herën e dytë që e ngrita kokën në qiell dhe thashë o Zot merr hak për mua, ishte kur më lëshonte Policinë Bashkiake, për 7 sekonda që largohesha nga makina, e kisha gjobën tek xhami. Nuk ke ku të ankohesh, paguan ose të bllokojnë makinën.

Hera e tretë kur kam ngritur kokën në qiell dhe kam thënë Zot merr hak për mua, ka qenë në kohën e Kovidit, kur ky bënte të zellshmin për tu shërbyer ustallarëve bashke me Manastriliun që ta marrin më sy të mirë dhe thoshte:

“Do të bëni vraksinat me detyrim se do ua shpojmë mishin me dhunë po nuk pranuat.”

Madje shkoi deri aty sa tha: “Po nuk erdhi Muhamedi tek Mali, vjen mali tek Muhamedi” demek ky do të vinte të na shponte me dhunë.

Erdhi dita dhe sistemi te cilit i sherbeu me zell prej satanisti e hodhi në kosh të plehrave. Shokët e partisë me të cilët ndau milionat i ngulën thikën të gjithë si Brutusi Jul Cezarit. Sot është pas hekurave i fundosur, i rrënuar dhe i ekzekutuar politikisht.

Një tufë e madhe fundërrinash, që deshën ta shkarkojnë dhe bënin protesta duke sharë nga motra para derës së Bashkisë

shkuan sot dhe u bënë dashnorë të lirisë së fjalës dhe kërkuan që ti jepet e drejta për të folur Erjonit që zhduku 400 milion euro me inceneratorët që mund të shkonin për të shëruar gjakun e fëmijëve të onkologjikut ku nuk ka para për të blerë ilace.
Përfundimisht, ata që merren me lojën e pushtetit në nivele të larta por edhe populli i thjeshtë duhet ta kuptojë sot:
Kurrë mos i zini besë kësaj bote të fëlliqtë, miqësive, tarafeve, pasurisë, klaneve, grupeve, klaneve, sepse po ju rrëshkiti këmba do ju shqyejnë si hienat dhe do ju hedhin në kosh.
Mbajeni mirë me Zotin, duajini të gjithë njerëzit por mos i zini besë as hijes tuaj, sepse kjo botë është e fëlliqët, e pabesë, dhe tradhëtare e madhe.

Jeta është e bukur, por do ta marrë kuptimin e saj të plotë, ditën që do të mposhtni kafshën brenda jush, dhe do të mjaftoheni me hallallin dhe me djersën tuaj. Dhe mos e harroni kurrë, djersa dhe gjaku kanë fuqi të të bëjnë miliader, më shpejt se kafshëria, dhe nuk për ta dorëzuar shpirtin as ka për tu shkulur prej gjoksit pa e marrë pjesën tënde nga kjo botë, aq sa është!

Nuk me shkakton asnje llloj kenaqesie fundi i tij, por e vetmja kenaqesi qe ma pershkon trupin eshte se te gjitha dhimbjet prej betejave me sektin, nuk bejne as nje te mijten e poshterimit dhe te tradhetise nga sekti te cilit i dhe gjithcka.

Radhen e ka Firauni i madh dhe te gjithe funderrinat qwe kane shenjat e gishterinjve tek gjaku i popujve te tyre!

Lëvizja Atdheu

Kreshnik osmani

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat