Shqipëria i vetmi vend në Europë pa sistem hekurudhor funksional!
Një turp kombëtar dhe një dëm ekonomik i pallogaritshëm që vazhdon prej mbi 30 vitesh, për të cilin askush nuk është marrë kurrë në përgjegjësi.
Që nga viti 1991:
- Janë shkatërruar linjat hekurudhore që lidhnin qytete strategjike;
- Janë plaçkitur e zhdukur stacione, vagonë, linja e asete të tëra;
- Janë shitur për skrap makineri dhe pajisje me vlerë miliona dollarë;
- Janë lënë në harresë qëllimisht, ndërsa Shqipëria investon miliona për rrugë private, por asnjë cent për hekurudhën publike.
Ja Pasojat e sjellura ne dem te Shqipetareve - Kosto të larta transporti për qytetarët dhe biznesin
- Ndotje mjedisore më e madhe;
- Varësi totale nga karburantet e importuara;
- Dëm ekonomik me qindra milionë euro në 3 dekada dhe
askush nuk ka kërkuar falje. Askush nuk është hetuar. Askush nuk është përgjigjur. Dhe sot e kësaj dite, kjo vepër publike e ndërtuar me mund, gjak e djersë nga qindra e mijëra shqiptarë është lënë të zhduket si të mos kishte ekzistuar kurrë.
Si qytetar shqiptar, i bëj thirrje publike SPAK-ut:
Të nisë menjëherë hetime për: - Shkatërrimin e pasurisë publike hekurudhore;
- Shpërdorimin e fondeve shtetërore të destinuara për mirëmbajtje;
- Shitjen e paligjshme të aseteve publike;
- Korrupsionin sistematik në ndërmarrjen e hekurudhës dhe institucionet përgjegjëse.
Ky është një krim ndaj ekonomisë kombëtare, ndaj qytetarëve dhe ndaj brezave që vijnë.
Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Heshtja nuk është zgjidhje.
Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!
Shkruan avokat Gjergj Neli




