Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
A është kjo rruga e duhur e rinisë sonë? Të tillë ka për fat pak, por ka pasur për fat të keq edhe më parë, ndaj nuk mund të heshtim!
Një nxënës me origjinë shqiptare nga Kosova, në Gjermani, praktikisht një fëmijë 17-vjeçar, me thikë sulmon mësuesen dhe bërtet disa herë “Allahu Akbar” (Zoti është i madh)!
Ky lloj indoktrinimi i fëmijëve jo vetëm që është i keq por rrezikon edhe imazhin e shqiptarëve në këtë vend, ku qindra mijëra njerëz çdo ditë po bëjnë punë shuuuumë të mira!
Plagosja rëndë me thikë e mësueses nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Këtë e tha Ministri i Brendshëm i landit, NRW, Herbert Reul, e jo unë. Sipas tij, provat për motivim islamist po shtohen…
Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin.
Analiza fillestare e videove të gjetura ka ngjallur dyshime se kemi të bëjmë me një krim për motive fetare, theksoi Reul.
Sipas organeve të rendit 17-vjeçari e ka komentuar krimin e tij në një video ku ai thotë se arsyeja për krimin është, se mësuesja kishte fyer Profetin. Po ashtu, sipas tyre, ai ka thirrur disa herë edhe “Allahu Akbar”.
17-vjeçari kosovar kishte qenë nën vëzhgim policor edhe më parë. Ai ndonëse vetëm 17-vjeçar kishte rënë në sy edhe më parë tek organet e policisë për kërcënime, shkelje të ligjit për armët, dëmtime të rrezikshme trupore dhe posedim të pornografisë me fëmijë.
Për shkak të “anomalive në sjellje” në shkollë organet e rendit kishin përgatitur për të në pranverën e vitit 2023 edhe një raport vëzhgimi dhe vlerësimi.
Në këtë raport Policia e Essenit, pra në moshën e tij 15-vjeçare, e kishte klasifikuar si “individ me potencial rreziku”. Por për shkak se për disa kohë nuk kishte rënë më në sy, policia e kishte anuluar këtë klasifikim.
Sipas Zyrës së Policisë së Landit, kosovari ka qenë i përfshirë edhe dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një “dëmtim të ndërsjellë të rrezikshëm trupor” në prill 2025.
Kjo histori hap shumë pyetje e dilema edhe për policinë e Essenit…
Shkruan Bari Cani
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de