15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionKU ËSHTË HEKURUDHA SHQIPTARE?

KU ËSHTË HEKURUDHA SHQIPTARE?

Shqipëria i vetmi vend në Europë pa sistem hekurudhor funksional!
Një turp kombëtar dhe një dëm ekonomik i pallogaritshëm që vazhdon prej mbi 30 vitesh, për të cilin askush nuk është marrë kurrë në përgjegjësi.
Që nga viti 1991:

  • Janë shkatërruar linjat hekurudhore që lidhnin qytete strategjike;
  • Janë plaçkitur e zhdukur stacione, vagonë, linja e asete të tëra;
  • Janë shitur për skrap makineri dhe pajisje me vlerë miliona dollarë;
  • Janë lënë në harresë qëllimisht, ndërsa Shqipëria investon miliona për rrugë private, por asnjë cent për hekurudhën publike.
    Ja Pasojat e sjellura ne dem te Shqipetareve
  • Kosto të larta transporti për qytetarët dhe biznesin
  • Ndotje mjedisore më e madhe;
  • Varësi totale nga karburantet e importuara;
  • Dëm ekonomik me qindra milionë euro në 3 dekada dhe
    askush nuk ka kërkuar falje. Askush nuk është hetuar. Askush nuk është përgjigjur. Dhe sot e kësaj dite, kjo vepër publike e ndërtuar me mund, gjak e djersë nga qindra e mijëra shqiptarë është lënë të zhduket si të mos kishte ekzistuar kurrë.
    Si qytetar shqiptar, i bëj thirrje publike SPAK-ut:
    Të nisë menjëherë hetime për:
  • Shkatërrimin e pasurisë publike hekurudhore;
  • Shpërdorimin e fondeve shtetërore të destinuara për mirëmbajtje;
  • Shitjen e paligjshme të aseteve publike;
  • Korrupsionin sistematik në ndërmarrjen e hekurudhës dhe institucionet përgjegjëse.
    Ky është një krim ndaj ekonomisë kombëtare, ndaj qytetarëve dhe ndaj brezave që vijnë.
    Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
    Heshtja nuk është zgjidhje.
    Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!

Shkruan avokat Gjergj Neli

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat