Dr. Med. BEDRI RAMADANI – Kardiokirurg.
(Biografia)
Bedri Ramadani u lind më 5. 6.1970 në Vaksincë, Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje nga viti 1977-1985. Ai në garat Republikane si nxënës më 11.5 1985 në gjuhën shqipe, zuri vendin e parë. Meritë për suksesin e madh të shkollës në gjuhën shqipe e kishte arsimtari, tash i ndjerë, Nuredin Ismaili.
Prej vitit 1985 deri në vitin 1989 e kreu Gjimnazin në Kumanovë, ndërsa studimet për mjekësi i vazhdoi në Rjekë të Kroacisë. Në vitin 1995 migroi në Gjermani dhe kreu kursin e gjuhës gjermane në Mulheim an der Ruhr për gjashtë muaj, pastaj dha edhe provimin e gjuhës gjermane. Bedriu pëveç gjuhës gjermane, ai zotëron edhe gjuhët e tjera si atë maqedon, serbe, kroate dhe angleze.
Në maj të vitit 1996 u regjistrua në Universitetin e Düsseldorfit për dy semestra (viti praktik) dhe në maj të vitit 1997 dha provimin shtetëror në (3 Staatssexzamen) pranë Universitetit Heinrich –Heine në Düsseldorf. Prej qershorit të vitit 1997 deri në dhjetor 1998 ndjek praktikën në St. Johannes-Hospital Duisburg (NRW) Arzt in Praktikum në Klinikë për kirurgji dhe Traumotologji.
Prej 01.2.1999 deri më 31. 3.2018 punon në Klinikën për Kardiologji në Qendrën Spitalore të zemrës në Duisburg (Herzzentrum Duisburg), së pari si asistent dhe pastaj specializant.
Më 25. 9. 2003 e përfundon specializimin për kardiokirurg. Më 1. 1. 2005 emërohet Oberarzt po në të njëjtën Klinikë (Chefarzt Prof. Krian) Chefarzt, ndërsa prej vitit 2010 Leitender Oberarzt në të njëjtën Klinikë.
Nga tetori i vitit 2017 deri në fund të vitit 2018 ishte shef në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Herzzentrum Duisburg. Prej viti 2018 kaloi në Klinikën për Kardiokirurgji në Klinikën Universitare të Düsseldorfit.
Për shkak të përvojës kirurgjike u zgjodh përgjegjës për operacionet e kombinuara dhe të komplikuara.
Prej vitit 2019 filloi me transplacionin e zemrës, i cili deri tash i ka 60 transplante të zemrës, ku është momentalisht përgjegjës për Programin operativ të transplacioneve të zemrës.
Në vitin 2012 ishte pjesëtar i komisionit për specializim në lëmin e kardiokirurgjisë pranë dhomës së mjekëve në Düsseldorf. (Nordrhein).
Deri më tani i kreu mbi 6300 operacione në zemër (spektrin komplet të Kardiokirurgjisë për të rritur përveç sëmundjeve kongenitale).
Që nga janari i vitit 2023 emërohet Zëvendësdrejtor në Klinikën për Kardiokirurgji në Klinikën Universitare në Düsseldorf. Bedriu është i martuar me Flutra Ametin nga Gostivari, ka një djalë, Lendianin 23 vjeç dhe vajzën, Dalina 19 vjeç.
Bedri Ramadani jeton dhe vepron së bashku me familje në Gjermani. Ai gjatë karrierës së tij, jo vetëm që është mjek me një emër të veçantë në kardiologji, por është edhe një njeri human dhe shumë i afërt për pacientët gjerman e në veçanti ata shqiptarë.
Ramadani përveç operimeve të rënda në zemër si dhe udhëheqës i programit operativ të transplacionit të zemrës, ai njëkohësisht bën edhe përgatitjen e stundntëve që të njihen dhe të aftësohen sa më mirë për karrierën e tyre.
Për Ramadanin si specialist në lëmin e kardiokirurgjisë me plot të drejtë mund të themi se vërtetë është i njohur për punën precize dhe shumë efektive dhe mu për këtë arsye është mjeku më i kërkuar për kurim nga shqiptarët. Ai me dellin kombëtar që ka, kujdeset mjaft vëmendshëm dhe me pijetet për shqiptarët që i bën të ndihen dhe të jenë më të sigurt në duart e tij.
Marrë nga: “LEKSIKON ENCIKLOPEDIK – PERSONALITETE SHQIPTARE NË GJERMANI” –
Autorë: Argjend Hasani & Abdullah Troshupa.




