Dyshohet për mbi 2500 të vrarë dhe mbi 18.000 të arrestuar në Iran
Organizatat dhe aktivistët njoftojnë se numri i të vdekurve në Iran është më shumë se 2,500. Sipas Amnesty International, demonstruesit kërcënohen me ekzekutime nga autoritetet. Por shumë të dhëna nuk mund të konfirmohen.
Një organizatë joqeveritare me seli në SHBA, pohon se deri tani në Iran janë vrarë të paktën 2,571 persona. Sipas këtij burimi, 2,403 të vrarë ishin demonstrues antiqeveritarë ndërsa 147 të tjerë ishin “të lidhur me udhëheqjen në Teheran”, njofton Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA).
Njohtohet se deri tani janë arrestuar më shumë se 18,100 persona, por këto shifra, si dhe shifrat e të vrarëve aktualisht nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Shikuar nga përvojat e kaluara, organizata në fjalë ka pasur të dhëna të sakta, por të dhënat e tanishme, nuk mund të konfirmohen.
Edhe organizata të tjera joqeveritare flasin për qindra apo edhe mijëra të vdekur në protestat kundër regjimit në Iran. Qeveria iraniane nuk ka publikuar shifra për të vrarët apo lënduarit dhe të arrestuarit.
Ka edhe njoftime për rrezikun e ekzekutimeve të personave të arrestuar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se Amerika do të ndërmarrë masa nëse qeveria vazhdon me vrasje masive të demonstruesve. Ai tha se ushtria amerikane po shqyrëton mundësitë e ndërhyrjes, por nuk foli për çfarë ndërhyrje mund të bëhet fjalë.
Zyrtiarisht thuhet se protestat po zhvillohen për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, por është e qartë që në Iran po shtohen kërkohet për ndryshimin e regjimit të ajatollahut Ali Chamenei.
Regjimi i tanishëm i Iranit konsiderohet si i afërt me Rusinë dhe rregullisht ka punuar në zhvillimin e programit bërthamor, thuhet në qarqet perëndimore.




