“Kosova – Kosovo” është emër sllav, por jo serb
Për çudi, ende manipulohet me emrinë Kosovo mundohen ta paraqesin si emer i lashtë ” ilir “
Origjina e emrit Kosovë, një dëshirë për të spjeguar të vërtetën e këtij emri lindi nga lajmi që i gëzoi shqiptarët, kur Daciqi tha se emri Kosovo është “ serbisht” (v.2021)dhe që vendi i ynë duhet të quhet Dardani. Ai foli me gjuhen e tij diplomatike , gjuhë nga cila duhet pasur frikë. Shumë më e gjerë se pjesa ku tash shtrihet Kosova, Dardania e dikurshme arrinte deri në Nish në veri, duke ardhur deri në Shkup, në lindje kishte lumenjtë Morava e Varadari kurse në perëndim malet e Autariatëve.
Por si rrodhi që nga emri “Dardani” kjo pjesë tanimë, të njihet me emrin “Kosovë”?
Më habitën historianët kur emrin Kosovë e nxorën me origjinë ilire.
A mund të ketë origjinë ilire ky emër? Jo dhe jo ! Nuk ka lidhje as me ilirishten e as me shqipen sa do e lashtë që të jetë ajo.
Ne duhet të dimë që Bullgaria sllave ka sundur në dokat tona mbi 200 vjet. nga viti 1186 – 1393 (Carstvo je opstalo od 1186. do 1393. a najveći uspon i širenje doživjelo je pod vlašću cara Ivana Asena I ), dhe të gjitha studimet tregojnë se ata i sllaviziun gati të gjithë emrat në tokat tona.
Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan
Pra, akademive, nëse duan t’i shpejtojnë gjërat në albanizimin e emrave sllavë iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.
Emri Kosova ka lindur në kohën e Bullgarisë së shek 11-12.
Ku duhet të jetë i përafërt me ndonjë emër të ngjashëm në shqip, sepse “amselfeld ‘ ose “fusha e mëllenjava” nuk ka mundësi të emri i dikurshëm i Kosovës.
Edhe saksonet e shek 12 qe punonin ne Trepçē Kosovën e quanin ” Amselfeld ” (Fusha e mëlllenjave )
….Gjithashtu, prapapshtesa -ovo, nuk është prapashtesë serbe por bullgare. Po të vërejmë hartën e Ballkanit me kujdes do të vëmë re se vendbanimet me prapashtesën -ovo gjenden kryekëput në territoret e banuara nga sllavo-maqedonasit dhe bullgarët, ose në territore të cilat kanë qenë nën sundimin e perandorisë bullgare në Shqipëri, Kosovë e Serbi. Është interesante fakti se më shumë vendbanime me prapashtesën -ovo (-ovë në shqip) ka në Shqipëri e Kosovë se sa në Serbi, Mal të Zi, Kroaci e Bosnje bashkë.
Pra emërtimi Kosovë (Kosovo) në fakt nuk është serb por bullgar.
Shkruan Fahri Xharra




