Lojëra të Putinit apo gatishmëri për marrëveshje – pranon takimin me Trumpin, e ndoshta edhe me Zelenskin?
Presidenti amerikan Trump ka arritur një fitore – të paktën afatshkurtër, por me një perspektivë të mirë, nëse vërtet Rusia mendon të arrijë marrëveshje për përfundimin e luftës me Ukrainën!
Kremlini ka kumtuar në këto momente se Putini ka pranuar një takim të drejtëpërdrejtë me Trumpin në ditët e ardhshme, e ekziston mundësia edhe për një takim trepalësh mes Trumpit, Putinit dhe presidentit të Ukrainës Zelenski.
Përgatitjet për takim mes presidentit Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin kanë filluar, tha këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.
Trump ka kërcënuar se me datën 8 gusht do të fusë sanksione të rrepta kundër Rusisë. A është Putini vërtet i interesuar për ndonjë zgjidhje me Ukrainën, apo vetëm po luan lojërat e tij për shmangien e sanksioneve, do të shihet së shpejti.
Trump ka shprehur gatishmërinë edhe për një takim të përbashkët me trilateral Putin-Zelenski9-Trump. Edhe Zelenski është i gatshëm për takim. Putini akoma po heshtë.
Këto plane nuk janë konfirmuar pra akoma zyrtarisht, por as nuk janë hedhur poshtë në tërësi.
Shkruan: Bari Cani




