17.9 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeHistoriLajm i shkëlqyer:

Lajm i shkëlqyer:

Kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin t’i jap publikut shqiptar, por edhe atij të Greqisë dhe ndërkombëtar, një studim të plotë për madhësinë e popullsisë arvanite në Greqi. Ky është një studim që ndryshon historinë.
Për te gjetur përmasat e popullsisë shqiptare në Greqi, ishte e rëndësishme që të shikoheshin të dhënat bizantine, veneciane, por vendimtare janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të kadastrës osmane të shek te XV-XVI të Peloponezit, Atikës, Beotisë, Thesalisë etj. Kam parë emër për emër, kryefamiljarët e gjithë Peloponezit dhe te pjesëve të tjera te Greqisë, ku kemi regjistrat osman. Është e vetmja mënyrë për të nxjerrë numrin e saktë te popullsisë shqiptare, pavarësisht se është tepër e lodhshme. Janë numëruar kryefamiljarët shqiptarë të Peloponezit, Etolisë, Eubesë, Atikës një me një, mbi bazën e këtyre të dhënave janë bërë llogaritë dhe konkluzionet. Për Botine janë parë të dhënat qe kemi pasur për fshatrat shqiptar dhe numrin e familjeve përkatëse.
Rezultati është spektakolar sa as unë vetë nuk e kisha menduar në këto përmasa, para se të shikoja arkivat osman të popullsisë së Greqisë. Nga regjistrat osman te shekullit te XV- XVI rezulton se;
1- Shqiptarët apo arvanitët kanë 100% të pronësisë mbi tokën në zonat rurale të gjithë Peloponezit, Atikës, Etolisë, Beotise, ishujve. Në Thesali, Beoti, Larisa ata ishin maxhoranca absolute dhe minoritet ishte ai vlleh.
2- Vendbanimet e pastra shqiptare janë uniforme tek 80%, por edhe tek 20% që janë qytetet jetojnë po shqiptarë, por kanë taksim tjetër dhe jetonin se bashku me hebrenjtë, osmanët, latinët, vllahet etj. Në Peloponez shohim se 90% e lagjeve te qytetit mbanin emra shqiptarë, që do të thotë se ishin lagje të themeluara nga shqiptarët dhe të banuara kryesisht prej tyre.
3- Popullsia shqiptare ishte në disa zona si Atika dhe ishujt tek 100% dhe në disa të tjera tek 80%.
4- Në Peloponez 2/3 e popullsisë jetojnë ose në një fshat shqiptar që është shkruar në regjistrin osman si (arnavudan), ose kanë emër ose mbiemër shqiptar. Emri më i përdorur ka qenë Gjin dhe Gjon.
5- Nga dokumentet veneciane nga analiza e emrave dhe mbiemrave të stratiotëve që vinin nga Peloponezi rezulton se janë 99% shqiptarë.
6- Grekët nuk përmenden as si minoritet, as si etni, thjesht është një kategorizim fetar i popullsisë kryesisht shqiptare. Historianët quajnë grek termin fetar multietnik rum, por ai nuk tregon etni, por fenë e disa etnive. Keto dhe shumë të dhëna të tjera jepen në të dy studimet.

Ka një pyetje pse janë shqiptaret atje dhe nuk ka grek? Përgjigja është e thjesht se: ose grekët e lashtë janë zhdukur dhe vendi ishte bosh, ose shqiptarët janë grekët antikë dhe fakti që shqiptarëve sot u del ADN si grek antik, ka filluar t’i vërë studiuesit në mendime, por është e qartë nga ana historike, pasi fiset në antikitet ishin të një prejardhjeje.

Më vjen keq, por faktet janë kaq të forta, saqë grekët sot ose duhet të pranojnë se, ata antikët janë zhdukur, ose që ata janë, por janë shqiptarët, tjetër rrugë nga ana e fakteve historike nuk ka. E vetmja mënyrë që grekët e sotëm të vërtetojnë autoktoninë e tyre, është që të vërtetojnë se janë arvanitë apo shqiptarë, pasi faktet historike atje nxjerrin autoktonë vetëm shqiptarët. Pavarsishtë se ka pasur emigrime popullsia shqiptare është në maxhorancë absolute dhe kjo nuk mund të vijë nga emigrimet.

Arvanitët filluan të asimiloheshin nga shteti bavarez dhe nga kisha në shek XIX e këtej, me gjuhën teknike, ku kjo e sotmja është vendosur nga shtetit vetëm ne 1970 , pasi atje nuk kishte grekë të asimilonin shqiptarët, ashtu siç është gënjyer deri me sot. Ata janë e vetmja popullsi autoktone që kanë gjetur osmanët në Greqi në shek e XV dhe të cilët luftuan me një kryengritje qe quhet Kryengritja shqiptare e Peloponezit e viteve 1453-1459 e udhëhequr nga një princ Bua ,me 30 mijë luftëtar më tepër se Skëndebeu kishte ne Krujë. Ky studim jo vetëm hedh dritë mbi të vërtetën, por duhet të jetë një bazë, mbi të cilën duhet të ngrihen marrëdhëniet midis dy shteteve këtej e tutje. Me vjen keq, por më duhet të them të vërtetën dhe e di që kjo dhemb pasi shteti ka mashtruar popullin e vet sistematikisht dhe e kanë përvetësuar popullin shqiptar. Ka ardhur momenti qe e vërteta të thuhet me fakte dhe dokumente dhe më të sigurt se regjistrat osmanë të popullsisë, nuk ka për ketë temë.
Ka qenë tepër e vështirë me gjet regjistrat osman të Greqisë të plota që janë në disa gjuhë të huaja. Kam kontaktuar personalisht të gjithë osmanologët qe kanë botuar pjesërisht, apo tërësisht faksimilet e dokumenteve jashtë Greqisë, pasi vet Greqia nuk i ka publikuar ato dokumente. Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët e mi, historianë të huaj për bashkëpunimin. Çdo informacion në të dy librat është cituar në dokumentacion. Unë vetë kam kryer punën dhe llogaritë dhe nuk kam mbajtur asnjë qëndrim subjektiv, në asnjë rresht të librave, pasi më është dashur të jem tepër e ftohtë.
Me këtë studim( që duhet të ketë edhe një vëllim të 3-të nga 1800 e këtej) unë plotësoj detyrimet e nua historike.

ELENA KOCAQI – ARVANITËT

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat