20.6 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeHistoriRetrospektivë, 1991. Protesta politike në Shkodër, katër të vrarë, një prej tyre...

Retrospektivë, 1991. Protesta politike në Shkodër, katër të vrarë, një prej tyre student i njohur dhe aktiv në lëvizjen e dhjetorit ’90.

Ka emra, ka hetime, ka ndalime, ka procese gjyqësore, ka të dënuar, ka të arratisur, ka përgjegjës politikë dhe zyrtarë, ka dëshmi dhe ka burime arkivore të kryqëzuara që provojnë të njëjtin skenar, atë që në thelbin e vet provoi edhe procesi gjyqësor.

Gjithsesi një aspekt tjetër merr vëmendje edhe 35 vjet më pas: leximi i ngjarjeve (edhe të tilla) me konceptet e periudhës para ’90, përmes një indoktrinimi ekstrem, kulture spekulimi dhe aftësi periodike abuzimi në funksion politik të ditëve të sotme, – pa asnjë respekt apo referim në dokumentacionin zyrtar të shtetit mbi ngjarjen, përgjegjësit dhe pasojat. Në prill 1991 vetëm një palë kishte armë dhe pavarësisht mangësive apo kompeksitetit hetimor e burokratik të kohës, drejtësia arriti të sigurojë prova, të pranuara edhe nga një pjesë e individëve/zyrtarë të përfshirë/përgjegjës. Ky është një prej qindra dokumenteve të dosjeve penale të asaj kohe. E habitshme sesi të njëjtët zyrtarë, 35 vjet më vonë, mohojnë edhe aktet e tyre dhe ushqejnë mite fiktive e skenarë spekulativë, – gjithnjë, në funksion të aktualitetit politik.

Mesazhi? Asnjë vend serioz, shoqëri e opinion publik me integritet nuk toleron që teoritë konspirative dhe spekulimet mbi ngjarje me rëndësi publike, si dhe alibitë absurde të zyrtarëve përgjegjës të dënuar ose të arratisur nga drejtësia, – të mund të kthehen në normalitet, të merren si burim kryesor referimi, të bëhen objekt në debatet televizive të mbrëmjes dhe të ofrohen headline në media. Një shoqëri apo media që ka respekt për veten respekton etikën, sensin e masës dhe të vërtetën, duke e ruajtur atë nga sharlatanët dhe deformimi. Etika, integriteti, morali dhe qytetaria nuk janë slogane, janë parime dhe i meritojnë vetëm ata që i njohin, i çmojnë, i respektojnë dhe i jetësojnë në jetën e tyre publike. Ndryshe, siç Fishta na kujtonte, “injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.”

Kështu nisi, kështu po vijon.

Shkruan Afrim Krasniqi:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat