Pandeli Sotiri, u lind më 1843 në Selckë të krahinës së Lunxhërisë, Gjirokastër, Shqipëri. Vilajetin e Janinës (sot Njësia administrative Pogon). Së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat nga Koto Hoxhi.
Pandeli Sotiri qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare të krijuar në Stamboll më 1877 dhe degëzimin e tij Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip
Ndër emrat e parë që nënshkruan ‘Platformën e Shoqërisë e të Shtypurit Shkronja Shqip’ ishte dhe ai i Pandeli Sotirit. U miratua dhe alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe sipas projektit të Sami Frashërit, ‘Alfabeti i Stambollit’ me anë të cilit u botua “Alfabetare e Gjuhës Shqipe”.
Me botimin e saj u krijua mundësia e librave shkollorë. Pandeliu u mor me krijimin e vatrave për botimin e librave prandaj ngriti e mbështeti idenë për të krijuar ‘Shoqërinë e Stambollit për Biblla Shqipe’.
Pandeli Sotiri bashkë me Jani Vreton dërgohen në Bukuresht ku ishte një koloni e njohur shqiptarësh. Me veprimtarinë e Rumanisë u krijua lidhja nga Sami Frashëri në të cilën u mblodhën 1700 franga për të shtypur libra shqip.
Dërgimi i Pandeli Sotirit dhe Jani Vretos i dha një shtytje forcimit të degës që me 24 dhjetor 1884 do të pagëzohej me emrin “Drita”.
Kështu u mblodhën 15.000 franga dhe u krijua vatra e përgatitjes së librave dhe e grumbullimit të dorëshkrimeve dhe porositjen e shkronjave në Vjenë. E mandej u themelua Shtypshkronja shqipe që mori emrin ku u ngrit “ Shtypshkronja e Bukureshtit”.
Në hapësirën shqiptare të atyre viteve po shtoheshin pareshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare të ndryshme.
Për të drejtuar “Mësonjëtoren”e parë Pandeli Sotiri mori inisiativën e tij për të punuar së bashku me mësues dhe patriot të tjerë si dhe me vëllain e tij Koto Sotirin.
Bazën teorike- pedagogjike të shkollës e përpunoi Naimi, Samiu, Jani Vretoja, me tekstet e librave që hartuan ata vetë. Edhe Pandeliu ka dhënë ndihmesën e tij në hartimin e teksteve shkollorë.
Kjo shkollë do të ishte kombëtare e laike, një shkollë për të gjithë shqiptarët: muslimanë e të krishterë, të varfër apo të pasur, fshatarë e qytetarë, vajza e djem, së toku.
Ndërtesa ku u çel Mësonjëtorja u fal nga vëllazëria Terpo. Pandeliu së bashku me vëllain e tij, Koçon, solli ato ditë në Korçë 150 abetaret e para, të cilat iu dhanë falas nxënsve.
Ditën e parë të shkollës ishin 35 nxënës, deri në fund të vitit të parë u bënë 60 nxënës. Ilo M. Qafëzezi e përshkruan kështu atë ditë:
Nxënësit e parë ishin nga shtresa të ulta, çirakë dyqanesh, zanatçinj, kallanxhinj, nxënës gunëbardhë me shishanetë në supe, nxënës me dolloma me veshje prej shajaku, me opinga me xhufka, të etur për të mësuar gjuhën amtare.
Nga ana tjetër Pandeliu me atë buzëqeshjen qe e karakterizonte atë ditë, në fjalimin e shkurtër frymëzues që mbajti tha: “Ju e keni më të lehtë nga nxënësit e shkollave të tjera sepse ju do mësoni gjuhën që flisni në shtëpitë tuaja”.
Në vitin 1885 u krijua edhe një Komitet i fshehtë me Thimi Markon, Orhan Pojanin, Jovan Cico Kosturi, etj., të cilët ishin në luftë me elementët grekomanë, duke mbështetur fort shkollën shqip.
Nga 6 drejtorët e parë të Mësonjëtores së parë shqipe, tre ishin ngja Gjirokastra:
Pandeli Sotiri nga fshati Selckë, Janko Minxha, dhëndri i Koto Hoxhit nga fshati Qestorat dhe Kristqa Vaja nga Gjirokastra; mandej ishte sabotatori: Thanas Sina #grekofil nga Postenani i Leskovikut; nga Kolonja Petro Nini Luarasi nga fshati Luaras dhe nga Korça, Nuçi Naçi.
Në qytetin e Korçës, në vitet 80 të shek. XIX, kishte 3 shkolla në gjuhën turke, 4 shkolla në gjuhën greke, ndër këto një gjysmë gjimnaz, një shkollë fillore vllahe (themeluar më 1885) dhe një bullgare (themeluar më 1891).
Aleksander Hasanas




