Nga Ilir Seci
Këto ditë i banë jehonë mediatike faktit se per herë te parë në Shqipni u mbajt “Rethi çiklistik i Italisë”, (Giro d’Italia), nji nga rrethet çiklistike ma prestigjioze në botë, i cili faktikisht nga randësia vjen vetëm mbas të famshmit “Tour de France”…Zgjanimi i gjeografise së ketij rrethi në viset shqiptare asht domethanës kur mirren parasysh lidhjet historike të dy vendeve tona, lidhje që janë konsolidue tashma né miqesi tradicionale…Shqipnia edhe në kohen e diktatures totalitare-enveriste e pati Italine si dritaren e vetme ku mund shihte Europen e vlerave te lirise dhe demokracise, lirise ne art, kulture e sporte…nga nji kontekstualizim i tille “Giro d’Italia” asht zhvillim i mirepritun që shpresojme me u pasue edhe nga tjera zhvillime të kesaj natyre…por kur shohim itenerarin e “Giro d’Italia” ne Shqipni gëzimin e kesaj ngjarje natyrshem e ndërpret zemërata kur sheh se në itenerar nuk asht perfshi SHKODRA qyteti-simbol i biçikletave në krejt viset shqiptare…Shkodra asht qyteti që solli biçikletën per herë të parë në Shqipni dhe këtë fakt s’mund ta ndryshojë askush…Shkodra jo vetëm ka sjellë biçikleten e parë por edhe ka mbajte rrethin e parë çiklistik per amatorë në Europe, fakt ky i provuem nga gazetari sportiv veteran, Rifat Uruçi, shkodrani i njoftun si babai i gazetarisë sportive shqiptare. Shkodra ka pasë biçikleta dhe gara me biçikleta dekada para se te fillonte edhe vete “Giro d’Italia”, që ka fillue ne vitin 1909…Shkodra ka pasë biçikleta dhe gara me biçikleta dekada para se me e pa me sy biçikleten çdonjeni nga ato qytetet e vendosuna ne këtë itenerarin poshtnues e diskriminues ndaj Shkodres…Vendoset ne itenerar Surreli i sarajeve te sulltan Edvin Ramës por jo Shkodra simbol i çiklizmit!? Pse kryhet ky margjinalizim i Shkodres nga ana e qeverise…pse kjo urrejtje primitive prej xhelozësh inferiorë që refuzojne me respektue, me vleresue dhe me evidentue trashgimine tone te hershme sportive që na paraqet dinjitetshem para Europes e krejt botes? Rrethi çiklistik i Italise në Shqipni kishte me qenë kuptimplotë vetëm po të fillonte ne Shkodër me nji ceremoni-homazh si nderim i merituem per kontributin e pashoq që ka dhanë ne çiklizem qyteti djep i kulturës dhe sporteve shqiptare…Sepse deshën apo nuk deshën xhelozët urrejtës primitivë, Shkodra asht e para në art, kulturë, kinema, pikture, sporte dhe fotografi, siç mund ta provoje edhe kjo foto bashkangjitun ketu ku shkodrani Marubi ka memorizue dy çikliste ne Shkodrën e vitit 1897…




