23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionNë vënd të zgjedhjeve: Një ceremoni mortore për shpresën!!

Në vënd të zgjedhjeve: Një ceremoni mortore për shpresën!!

Shqipëri, të kam dashur si nënë..
Por sot të shkërdhyen..

Ndjej neveri që më zhurit, më gërryen, më kthen në bishë që ulëret.
Të kam besuar si një popull që vdes për të jetuar, por ti m’i dhe vetëm vdekjet.
Të kam kënduar si një lirikë shprese, por sot të mallkoj si një varr të hapur.
Sepse në emrin tënd kryhen krime, në emrin tënd votohet shkatërrimi, dhe në heshtjen tënde varroset çdo fije e së ardhmes.

MALLKIM PËR RRËNJËN E KËTIJ FERRI:
SALI BERISHA:
Ti je themeluesi i një shteti-gënjeshtër.
Ti, që erdhe me fjalë për liri, por nise diktaturën e re me flamurin e vjetër në duar.
Ti, që në vitin 2008 nuk bëre kompromis – bëre krim. I dhurove të majtës Kodin Zgjedhor si shpërblim për pazaret e tua personale. Je autori i parë i këtij regjimi të përjetshëm.
Me një firmë tradhtove pluralizmin, me një marrëveshje e bëre parlamentin teatrin e një aktori të vetëm. Je mëkati fillestar. Je Adami i mallkuar i një ferri që nuk prodhon më njerëz, por robër.

LULZIM BASHA – ZËVENDËSI I MALLKIMIT Ti nuk je politikan. Ti je një kukull plastike në duart e vjetra të një tregtari pushteti. Je hija e një opozite që nuk ekziston.
Je mishërimi i dështimit kombëtar:
Nuk ke vizion, nuk ke zë, nuk ke ndershmëri.
Je thjesht një zgjatim i pushtetit që pretendon ta luftosh , një opozitë dekorative në një demokraci të varrosur.
Të mallkojnë jo vetëm ata që s’të besojnë, por edhe ata që dikur besuan tek ty dhe sot ndihen të përdhunuar.

ILIR META – KTHIMI I TRADHTARIT Ti nuk je më politikan – ti je simboli i turpit politik shqiptar. Je ai që thirri lirinë dhe shiti votën. Je ai që predikoi drejtësinë dhe ndërtoi imperiumin e vet mbi pazaret, mitmarrjet dhe vjedhjet.
Je njeriu që nuk ka fe, nuk ka komb, nuk ka nder. Ti s’je më njeri i gjallë në këtë shoqëri. Je një relike e krimit, një përbindësh që ka lënë vetëm gjurmë gjaku nëpër institucione. Ti duhet të përfundosh jo vetëm në burg, por në libërthënien e harresës. Historia do të të flakë si mbetje toksike!

EDI RAMA – DIKTATORI MODERN ME NGJYRAT E ARTIT DHE ERËN E KORRUPSIONIT Mos e gëzofsh pushtetin, Edi Rama!
Sepse nuk është pushtet – është sundim.
Nuk është drejtim – është zhdukje e çdo gjëje që frymon lirshëm .
Ti nuk ke ndërtuar shtet – ke ndërtuar një organizatë kriminale me logon e qeverisë. Shitet vullneti i lirë, blihet vota, kërcënohet qytetari, persekutohet i ndershmi, dhe mbi këtë tokë nuk mbijnë më shpresa, por lot, krim dhe largime.
Ti e ke shndërruar Shqipërinë në një laborator të poshtër të kontrollit totalitar , ku media, drejtësia, parlamenti dhe biznesi janë një dorë që vjedh në heshtje.

JU, QYTETARËT E NËNSHTETËSISË:
MALLKIMI MË I MADH JU TAKON JUVE! Ju që u shitët për një thes miell.
Ju që heshtni kur t’ju dhunojnë.
Ju që bëni sikur nuk shihni kur vriten të vërtetat.
Ju që mbroni pushtetin vetëm se jeni bërë bashkëautorë në vjedhje, në shkatërrim, në dhunë morale ndaj këtij vendi. Ju që s’doni liri, s’doni drejtësi, s’doni shpresë – doni vetëm t’ju zërë ndonjë rrogë e pisët në administratë! Zoti ju mallkoftë! Dhe nëse Zoti hesht, historia nuk do të falë asnjë nga ju.

OLIGARKËT – KARCINOMA E PANDALSHME Ju që ndërtoni pallate mbi kufoma.
Ju që pastroni paratë me kulla, me tendera, me reklama boshe, me luks të shpifur.
Ju që ushqeni qeverinë me para, dhe qeveria ju jep popullin për ta shkelur.
Ju jeni bashkëpronarët e këtij shteti të vdekur – dhe mbi çdo tullë që vini, ngjitet një klithmë varfërie nga një popull që ka mbetur pa bukë dhe pa zë.

MEDIA – PROSTITUTA MË E VJETËR E KËTIJ SISTEMI Ju që quheni gazetarë, por jeni zëdhënës të mafies.
Ju që keni zë, por s’e përdorni për të thënë të vërtetën.
Ju që shisni opinione për para, dhe heshtni kur vritet drejtësia.
Ju jeni mjegulla që mbulon diellin , ju jeni bythëlepirësit profesionistë të çdo pushteti , të gatshëm të përkuleni për çdo reklamë qeveritare, për çdo përqafim politik.
Të mallkuar qofshi që i vutë kazmën fjalës së lirë!

DHE TI, LaCivita – HESHTJA JOTE FLET MË SHUMË SE FJALËT Erdhe si vëzhgues, por u bëre bashkëfajtor.
Erdhe si simbol i demokracisë perëndimore, por zgjodhe të shikosh nga ana tjetër kur demokracia përdhunohej publikisht. Je shembulli se si edhe bota e qytetëruar e pranon diktaturën – për aq kohë sa nuk i cënohen interesat.

EPILOG: KY NUK ËSHTË VEND, KY ËSHTË VARR KOLEKTIV Këtu nuk ka zgjedhje – ka ceremoni mortore për shpresën. Çdo fletë votimi është një fletë vdekjeje për lirinë.
Çdo qendër votimi është një altar ku flijohet e ardhmja.
Ky vend nuk prodhon më shtetas, por skllevër.
Nuk rrit më fëmijë, por viktima të një sistemi që i çon në mërgim ose në mjerim.
Kjo është Shqipëria që keni ndërtuar – një laborator eksperimental për shpërbërjen e një kombi.

Zoti, nëse ende sheh këtë vend, më mirë ktheje në hi, sesa ta lësh në këtë formë të ndyrë!
Sepse nga kjo balta nuk lind më asgjë e shenjtë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat