Finasteridin,ilaci qe po jepet neper klinika private dhe spitale,meshkujve per renie flokesh dhe per tumor te prostates eshte shtuar shume dhe eshte bere e modes,por askush nuk ju thote per efektet anesore te rrezikshme…keta nuk mund te quhen mjek.
Eshte rasti 7-8-9 ,vetem kete muaj , qe me tregojne ne platformen online te bisedave,qe po perdorin kete lloj ilaci..dikush deri 3-5 vite duke kerkuar ndihme per depresion te rende pa e kuptuar se eshte ky ilac qe ja shkakton…3 nga personat qe i rekomandova e me degjuan ta nderprisnin ,kane 80-90% permisim
A duhet mjeku qe e rekomandon kete terapi tju thote dhe efektet anesore dhe me pas te jeni ju qe te vendosni ta perdorni apo jo?
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njohur zyrtarisht idenë vetëvrasëse si një efekt anësor të mundshëm të finasteridit .
EMA po u bën thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor që të këshillojnë pacientët të ndërpresin trajtimin dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë humor të depresuar, depresion ose mendime vetëvrasëse gjatë marrjes së ilaçit.
Ky vendim vjen pas një numri në rritje të raporteve që lidhin finasteridin, veçanërisht tek burrat e rinj që e përdorin atë për alopecinë androgjenike (rënie të flokëve tek meshkujt), me efektet anësore neuropsikiatrike .
Perse mjek te tjere nuk e kane marre ta zbatojne kete udhezim?
💊 Çfarë është Finasteridi?
Finasteridi është një frenues i 5 α- reduktazës që përdoret për të trajtuar:
💥Hiperplazia beninje e prostatës (BPH)në një dozë ditore prej 5 mg (Proscar)
💥 Tullacia e modelit mashkullor (alopecia androgjenike) në një dozë ditore prej 1 mg (Propecia)
Funksionon duke penguar shndërrimin e testosteronit në dihidrotestosteron (DHT) — një androgjen i fuqishëm i përfshirë në rënien e flokëve dhe rritjen e prostatës.
⚠️ Ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një marrëdhënie midis finasteridit dhe rrezikut të vetëvrasjes..apo depresionit
⁉️Cfare efektesh te tjera potenciale te mundeshme anesore pervec depresion dhe vetvrasje, shkakton ky ilac?
📍Rritje e gjinjve
📍Uljen e deshires seksuale
📍Alergji,kruarje,fryrje te buzeve
📍Dhimbje gjoksi
⁉️ Pacientët duhet të këshillohen që të ndërpresin menjëherë trajtimin dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë ndryshime në humor ose në shëndetin mendor dhe më e mira mos ta përdorin fare
Altin Joka




