17.9 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeHistori”Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë...

”Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare.

Pse duhej te vdiste Aristidh Kola në Greqi?

Nga Fahri Xharra

Sepse “Arvanitete të këndonin Gluhenë të mos harromi” -nuk lejohet.. Nuk guxon të jeshë arbëror dhe nëse je autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, atëherë të pret vdekja.

”Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare.

Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht. E kryepseja: pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?”

: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë.” Vetëm pse mbronte shqiptarët e Kosovës në të drejtën e tyre për liri, u kërcënua publikisht në një emision televiziv nga një gazetare….:

Biri i Arbërit i njihte thellë deshirat e heshtura të saja qe flinin me shekuj në ëndrrat e deshirës per një të vertetë ; sepse vuajtjet, vdekjet dhe zhdukjet na e kishin rënduar gjithmonë shpirtin. Biri i Arbërit shpresonte ne lindjet e bardha mbi errësirën verbuese,të lagura me gjakun e nxehtë të vrasjës së së të vërtetës. Edhe pse ishim të pafjetur ,në netët e gjata të ankthit ,në pritje të llahtarisë ,vullkani i përvëluar i mbrendisë shpirtërore së Birit tëArbërit e prishte heshtjen e së paarritshmës. E njihte Arbërinë edhe në valët e Drinit ,dhe kërcimet e tija mbi ujin e pafajshëm ,jepnin shenjën e dallandyshës në kërkim të lirisë ;lirinë që aq guximshëm e kërkonte me vargjet e tija të mbushura me thjeshtësi, me të rima e padukshme dhe simbolet e papritura.

Poeti nuk vdes sepse Drini ushton nga dhëmbja që i ai që ia dha vlerën valëve të tij nuk është më Poeti nuk vdes sepse Biri i Arbërit, në qiellin tonë i ka skalitur vargjet që i bëjnë dritë po atij Drini edhe në netët më të errëta të vërtetësisë sonë .Do ta lëmë të prehet i qetë shtat pash lartë në qiellin arbëror.

Por edhe birin madh kombit Aristidh Kolën , do ta lëmë të qetë të prehet diku lartë në qiellin arbëror ,të prehen të qetë për punën e tij të madhe se edhe këta shpresonin në lindjet e bardha mbi errësirën verbuese të mohimit dhe stërmohimit të një pjese të madhe të Arbërisë dhe arvanitasve mu nga ata nga të cilët e panë dritën dhe kulturën aty ku e vjedhën me themel. Që të dytë, si Aristidhi ashtu edhe Luka vdiqën në mënyrë të njejtë ,nga e njejta ”sëmundje” e përgatitur në laboratoret antishqiptare ,nga një ”sumundje ” e cila e sjellë heshtjen e të tjerëve për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në shtat pashët e thellësisë së harresës; duhej patjetër të harrohej se:“ Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se ”Greqia sot i ka 695 fshtra shqiptare ku jetohet shqip ,frymohet shqip” duhe që të mos përmendur kurr që:” Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip”.

Duhej që të vdisnin ,sepse e kthjellonin ujin e turbulltë të historisë; duhej të vdisnin se pastaj në ujin e pastër do të rriteshin troftat të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shifnin valën e së vërtetës. Aristidhi dhe Luka e dinin se kur shkruanin nëpër gazeta dhe dilnin në TV shkonin në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kishin marrë parasysh të gjitha si edhe dhe gjënë më të keqe…! E ajo i gjeti ,se u munduan dhe patën sukses në rrugëtimin e tyre.

Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Me 11 Tetor të vitit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rënkonte prej një muaj. Aristidh Kola ishte studjues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Shërbimet dhe kujdestarët e heshtjes ia arritën qëllimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat