16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeHistori1 Shtator 1939 .. Dita që ndryshoi botën!

1 Shtator 1939 .. Dita që ndryshoi botën!

86 vite më parë, Gjermania naziste pushtoi Poloninë, duke ndezur shkëndijën e tragjedisë më të madhe të shekullit XX ,Luftës së Dytë Botërore.

Ky ishte momenti kur ambiciet e një diktatori u përplasën me lirinë e kombeve, duke zhytur njerëzimin në një errësirë gjakderdhjeje, terrori dhe shkatërrimi. Lufta që nisi atë mëngjes shtatori zgjati deri në vitin 1945 dhe mori jetën e mbi 60 milionë njerëzve, ushtarë, gra, burra, fëmijë… miliona ëndrra që mbetën të pashpresa.

Historia e kësaj dite është një kujtesë e përjetshme, kur urrejtja dhe etja për pushtet marrin timonin, bota humb njerëzimin.
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të kujtojmë, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.
Paqja nuk është dhuratë, është një detyrë që nis me secilin prej nesh!

Rifat Kullolli

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat