Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Vajza e Ismail Kadares , Besiana Kadare nxirret jasht nga Zyrat e UNESKO.

todaySeptember 1, 2025 1

Background
share close

Një skandal diplomatik i paprecedentë ka shpërthyer në heshtje nga zyrat e UNESCO-s në Paris: Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë pranë këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, është shkarkuar nga detyra..
Burime të besueshme konfirmojnë se ishte vetë UNESCO që e nxori jashtë Kadarenë, duke e shpallur të padëshiruar në mjediset e saj, për shkak të dështimeve të përsëritura në përfaqësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në vend që të japë një reagim transparent, Ministria e Jashtme, nën urdhrat e “Minukut të korridoreve” siç e quajnë ndryshe Edi Ramën për propagandën e integrimit imagjinar shkarkoi në heshtje Kadarenë, përmes një urdhri të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Por çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje?

UNESCO godet sepse Qeveria nuk mbrojti zonat e mbrojtura nga UNESCO

Besiana Kadare, gjatë mandatit të saj, nuk ka mbrojtur asnjë nga zonat e mbrojtura shqiptare, përkundrazi, është kritikuar për heshtjen e saj në rastet më flagrante të shkatërrimit të trashëgimisë, si:
Rasti i Butrintit, i dhënë me koncesion të dyshimtë.
Liqeni i Pogradecit, i kërcënuar nga betonizimi dhe abuzimet e zyrtarëve lokalë.
Laguna e Nartës, e rrezikuar nga ndërtimet industriale.
Skualifikimi i Kadare-së nuk është një rast i izoluar është një dënim ndërkombëtar ndaj mënyrës se si Shqipëria trajton trashëgiminë e saj dhe demokracinë.

BE-ja në dyshim, Shqipëria pa zë

Ndërsa qeveria flet për “hapje kapitujsh me BE-në”, realiteti është krejt tjetër: besueshmëria e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare është në pikën më të ulët historike.
Në vend të transparencës, qeveria mbulon gjithçka me propagandë dhe lajme false nga Thethi apo nga skandalet e showbiz-it.
UNESCO i dha goditjen më të madhe kësaj qeverie, por njëkohësisht dha edhe një sinjal për të gjithë shqiptarët:
Demokracia nuk mbahet me propagandë dhe emërime klienteliste, por me përfaqësim dinjitoz dhe mbrojtje të vlerave.

Publikuar nga Publik Media!

Written by: WindowRadio.de

Rate it