▪️Greta Tunberg erdhi në Tiranë para disa kohesh e protestoi për Palestinezët!
Se pse kjo proteste nga Tirana këtë vetëm ata që e kanë dërguar dhe sponsorizuar e dinë!
Personalisht mendoj se lufta në Gaza është e padrejtë dhe e gjithë bota duhet të protestojë por ajo që më dhemb mua më shumë është veriu i Kosovës dhe çamët e Greqisë që as nuk guxojnë ta flasin gjuhen e nënës përtej mureve të shtëpisë së tyre.
Çamët e shpërngulur dhunshëm nga trojet e tyre nuk guxojnë sot e kësaj dite as të vizitojnë trojet e tyre!
Ça lidhje ka Shqipëria për tu bërë qendër protestash për të drejtat e një vendi autoritetet e se cilit janë pozicionuar qartazi kundër Kosovës e shqiptarëve?
Mbi të gjitha Shqipëria dhe Kosova pavarësisht religjionit dominues musliman janë shtete LAIKE dhe nuk duhet ti japin botës perëndimore sinjale të përkatësisë muslimane.
Shqiptarët andej e këtej kufirit të dhunshëm e kanë të ndarë fenë nga shteti.
Ne jemi komb multifetar dhe shembull i harmonise fetare në planet e duhet të ruhemi fort e të mos biem në kurthet që na i kanë ngritur pushtuesit e hershëm dhe të vonshëm të trojeve shqiptare!
▪️Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa në mes të Prishtinës proteston për Palestinën vend i cili është pozicionuar fort kundër Kosovës së saj e pro pushtuesit serb!
Dua Lipa njihet për lidhjet me sektin soroist rilindas të Tiranës dhe ashtu si artistja tjetër e famshme Rita Ora kanë promovuar disa herë qeverisjen e Rama-Veliajt, qeverisjen më antishqiptare që kanë njohur ndonjëherë trojet tona.
Dua dhe Rita nëse duan të dalin jashtë kornizave të artit të tyre që ashtu vetëm e promovon Kosovën dhe shqiptarët mjaftueshëm në skenen botërore nuk duhen të bëhen vegla të klaneve që qartazi janë pozicionuar dhe investuar në shfarosjen e butë të shqiptarëve por të merren me ngritjen e zerit kunder aneksimit të veriut të Kosoves e promovimit të Dardanisë tonë.
Palestina nuk është problem i shqiptareve, nuk është i shkaktuar prej tyre, e sigurisht nëse do të zgjidhet nuk të do zgjidhet prej tyre.
Greta është bërë vegla e kauzave globale dhe është investim i tyre por Dua nuk duhet të ja lejojë vetes ta përdorin këta qendra dhe organizata që shqiptarët i kanë në defterët e zhdukjes!
Milaim Nela




