16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëGjermania trondit skemën ekonomike:

Gjermania trondit skemën ekonomike:

Gjermania jep gati 47 miliardë euro ndihma sociale në vit. Nga të huajt ukrainasit marrin më së shumti

Vetëm për ndihmat sociale, të ashtuquajtrin Bürgergeld, Gjermania ka ndarë në vitin 2024, plot 46,9 miliardë euro. Ndërsa tani, qeveria gjermane planifikon të bëjë shkurtime.

Qeveria planifikon të shkrtojë Bürgergeld në disa mënyra. Kryeministri i Bavarisë Markus Söder ka propozuar që këto ndihma të shkurtohen edhe për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur si refugjatë më parë në Gjermani.

Për dallim prej refugjatëve të tjerë, deri në prill të këtij viti, ukrainasit menjëherë kanë marrë Bürgergeld, ndërsa të tjerët jo. Bürgergeld është i lartë se ndihmat për refugjatë të tjerë.

Nëse llogarisim vetëm shtetasit e Ukrainës, del se gati çdo ukrainas i papunë i kushton shtetit gjerman mesatarisht rreth 1500 deri në 200 euro në muaj, varësisht nga statusi dhe gjendja familjare.

Varësisht nga gjendja, në Gjermani marrin ndihma Bürgergeld rreth 700 mijë deri në 800 mijë ukrainas.

Ky propozimi i tij për shkurtime ka shkaktuar debate, por debatet kanë filluar dhe po zhvillohen. Idenë e Markus Söder e kanë mbështetur edhe disa ministra…

Shumë politikanë mendojnë se 47 miliardë euro vetëm për Bürgergeld është vërtet një shumë tepër e lartë, ndaj duhet të bëhen ndryshime.

Qeveria gjermane parashikon edhe mundësinë e shkurtimit të ndihmave për personat e papunë që refuzojnë punë “të pranueshme” që u ofron Agjencia për Punë, sepse ka persona që thjesht nuk duan të punojnë. Këta persona që refuzojnë tre herë punë të pranueshme, do të penalizohen me shkrutime në ndihma.

Ndryshe Bürgergeld marrin në Gjermani diku rreth 5,5 milionë persona. Pak më pak se 50% prej tyre janë me origjinë të huaj. Të parët janë ukrainasit, pastaj sirianët, turqit, afganët…

Shqiptarët nuk janë në mesin e 10 kombeve me numrin më të madh të personave që jetojnë nga ndihmat sociale.

Shkruan Bari Cani

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat