HomeOpinionKësaj i thonë tallje bythe nga opozita me demokratët!

Kësaj i thonë tallje bythe nga opozita me demokratët!

Shkarkimi i Niko Peleshit sot jo vetëm që nuk u arrit, por edhe vetë deputetët që firmosën për largimin e tij nuk votuan.

Kjo është një fyerje e rëndë për demokratët, për strukturat dhe për çdo qytetar që beson ende te opozita.

Nëse deputetët e opozitës nuk kuptojnë çfarë ndodh në Parlament, nëse nuk qëndrojnë te firmat e tyre, te fjala dhe te përgjegjësia, atëherë çfarë i duhen opozitës?

Opozita nuk është dekor, as fasadë, as teatër. Opozita është betejë, qëndresë dhe llogari ndaj publikut.

Qëndrimi i sotëm është tregues i qartë se kriza morale brenda opozitës është po aq e rrezikshme sa kapja e shtetit nga mazhoranca.

Demokratët meritojnë përfaqësim dinjitoz, jo lojëra hijesh dhe jo tërheqje para votimit.

Koha e justifikimeve ka mbaruar.

Koha e përgjegjësisë sapo ka filluar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat