Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Ti po ankohesh sot se shteti po abuzon me ty dhe ti je i pafuqishëm?

todayOctober 31, 2025 4

Background
share close

Uau.. Mirëseerdhe Erion këtej, nga krahu tjetër i medaljes.

Tani ke mundësi të kuptosh se si ndiheshin ata mijëra e mijëra njerëz që vuanin shtetin që abuzonte kur “shteti që abuzonte” ishe ti Erion.

Ti i’u ke shembur njerëzve shtëpitë Erion. Pa i pyetur, pa i njoftuar, thjesht një ditë të bukur ata shikonin fadromën te dera, të pafuqishëm për të bërë diçka kundër shtetit që po i përdhunonte.

Ti i’u ke marrë njerëzve pronën, pasurinë, tokēn dhe ia ka dhënë klientëve të tu për të ndërtuar. Pa ligj, pa marrveshje, thjesht ua ke rrëmbyer me forcën e shtetit.
Sepse ti ishe “shteti” atëherë.
Dhe ata, të pafuqishëm për të bërë diçka, thjesht vuanin e mallkonin.

Ti i’u sekuestroje qepët e domatet fshatarëve të këputur, në kundërshtim me çdo ligj e kod, vetëm sepse ti ishe “shteti” që abuzon kur i do qejfi me forcën e vet dhe ata ishin thjesht të pafuqishëm para teje.

Ti ishe “shteti që abuzon” kur e mbushe Tiranën me ndërtime, i helmove ajrin, e mbyte në trafik, vetëm e vetëm që ti të merrje lek nga lejet e ndërtimit. Dhe qytetarët e këtij qyteti thjesht vuanin e mallkonin, sepse ishin të pafuqishëm për të ndaluar abuzimin.

Ardit Gjoklaj vdiq 16 vjeç, në skemën e korrupsionit tënd në landfillin e Sharrës.

Ti i’u ke hedhur njerëzve gaz lotsjellës në shtëpitë me fëmijë brenda. I ke mbyt në shtëpinë e tyre. Pa ligj, pa fè e pa shpirt, thjesht sepse mundeshe.

Ti ke marrë mallkime nga shpirti sa askush në këtë dynja Erion. Prandaj po të ndodh kjo që po të ndodh.

Quhet “shpagim hyjnor”.
Dhe ti e meriton më shumë se kushdo.

Shkruan Panajot Soko

Written by: WindowRadio.de

Rate it