15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionPARLAMENTI NUK ËSHTË TEATËR:

PARLAMENTI NUK ËSHTË TEATËR:

📢 Reagim i Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë rreth miratimit te programit qeveritar

Miratimi i programit të qeverisë në një seancë pa debat parlamentar shënon një moment të rrezikshëm për demokracinë shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash pluralizëm, Kuvendi i Shqipërisë u privua nga funksioni i tij më themelor: të garantojë përfaqësim, kontroll dhe transparencë për qytetarët.

Në vend të një diskutimi të hapur mbi drejtimet dhe prioritetet e qeverisjes, qytetarëve iu ofrua një procedurë e përshpejtuar, e cila e redukton Parlamentin në një mekanizëm formal. Mungesa e respektit për mendimin ndryshe, anashkalimi i rolit kushtetues të opozitës dhe përbuzja ndaj kritikës janë tregues të qartë të një prirjeje që synon të shndërrojë institucionin më të lartë të përfaqësimit politik në një sallë aprovimesh të paracaktuara.

Deklaratat që e shpallin debatin parlamentar si të panevojshëm apo “teatral” nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të delegjitimuar vetë thelbin e demokracisë. Ironia qëndron se këto fjalë vijnë nga një drejtim politik që prej vitesh përdor propagandën si spektakël të përditshëm, ndërkohë që shmang llogaridhënien reale.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë e konsideron këtë zhvillim një paralajmërim serioz për të ardhmen e institucioneve në vend. Demokracia nuk mund të ekzistojë pa debat, pa transparencë dhe pa respekt për Kushtetutën. Çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, ka të drejtë të kërkojë një Parlament funksional, që i shërben popullit dhe jo pushtetit të njëanshëm.

🇦🇱 Ne qëndrojmë krah çdo zëri që ngrihet kundër këtij degradimi institucional dhe i bëjmë thirrje shoqërisë shqiptare të mos pranojë normalizimin e praktikave që e zbehin lirinë dhe përfaqësimin demokratik.

ParlamentinukËshtëTeatër

DemokraciaNukMbyllet

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat