15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionADRIATIK DOSTI MBRON ALBIN KURTIN:

ADRIATIK DOSTI MBRON ALBIN KURTIN:

Replike me ish mikun tim – shkrimtaro – politikanin Ben Blushi…

Ma terhoqi fort vemendjen sot nje goxha shkrim i Blushit postuar ne faqen e tij te fb me titullin E pse qenka i ndershem Albin Kurti…

Te them te drejten shkrim me te poshter te nje shqiptari te Shqiperise ndaj nje shqiptari te Kosoves nuk kisha lexuar deri me sot.

Fill pasi e lexova kete pacavure qe do kete cuar ne ekstaze 2 armiqte e betuar te Kosoves e vecmas te Kurtit…Vucicin e Beogradit e Ramen e Tiranes s’di pse s’mu hoqen nga mendja ato fjale – Ari thene nga i madhi Konica per ne shqiptaret [ e keqja me e madhe shqiptarit i vjen pikerisht nga shqiptari ] …si dhe ai pohim dritherues i At Zef Pllumit ne librin e tij – akuze…Rrno per me diftue …ku permes nje dhimbjeje te thelle pyet se …si ka mundesi qe nje vend kaq i vogel sa ky i yni te prodhoje kaq shume rrugaca….

E meqenese kishe shkruar aq shume per te na bindur se Albin Kurti nuk eshte kerkund i ndershem…une disi me shkurt se ty e jo ne rolin e Avokatit mbrojtes te Kryeministrit te Kosoves por thjesht si nje shqiptar i ndershem, patriot, atdhetar,nacionalist, demokrat , antikomunist e si nje pene qe kurre Shqiperine se kuptoj, se pranoj e se konceptoj dot vecmas pa Kosove e Cameri po te pergjigjem….

Albin Kurti o Blush eshte minimumi me i ndershem se ty te pakten ne te gjitha drejtimet e vecmas si shqiptar e politikan per 1001 aresye.

Eshte i ndershem se eshte deri me sot i vetmi politikan shqiptar qe i ka treguar vendin kriminelit serb Vucic.

Eshte i ndershem se ja ka vene kufirin tek thana antishqiptarit Edi Rama duke mos e lejuar te fuse hundet ne punet e Kosoves…

Eshte me i ndershem se ti e se ju o Blush sepse Albini e populli i tij e duan Bashkimin Kombetar ndersa ju vdisni per Percarjen kombetare …Albini eshte sherbetor i vendit te tij ndersa ju keni lindur e do vdisni kelyshe e sherbetore te serbit e grekut.

Eshte me i ndershen se ty e se ju se ai e do me jete vendin e popullin e vet ndersa ju keni kohe qe e keni tradhetuar, shitur e vjedhur Shqiperine dhe dita – dites po i perzini shqiptaret nga Atdheu i tyre.

Eshte i ndershem se ka bere e po ben Shtet ndersa ju e shnderruat Shqiperine ne xhungel.

Jo gjithmone Amerika ka te drejte o Blush dhe kete e pohojne edhe vete amerikanet tek thone qe Amerika nuk ka as miq e as armiq por ka vetem interesa.

Apo kur pranojne se ta kesh Ameriken mike eshte e frikeshme por ta kesh armike ama eshte e tmerreshme.

Dhe jam mese i sigurt se edhe ti vete o Blush i di te gjitha keto por soji – lloji yt eshte gatuar i tille qe as guxon ti mendoje e jo me ti thote publikisht keto gjera …se po linde ne furrikun e Lepurit – lepur do vdesesh.

Albini o Blush eshte i ndershem se nuk ka Vile ne Dardhe si puna jote as llogari bankare te fshehura nen emrin e gruas – si ne rastin tend

Eshte me i ndershem se ty se nuk ka nderruar 100 parti politike sic ke bere banalisht ti.

Eshte i ndershem se nuk eshte hajdut si puna e 90 % te kolegeve, shokeve e miqve te tu vecmas politikane.

Eshte i ndershem se i ka zhveshur publikisht lakuriq banditet e politikes kosovare…hajnat e te korruptuarit M. Krasniqi, Limajn, Pacollin, Hotin, Thacin, Mustafen , Abdixhikun e vecmas injorantin Ramush Haradinaj.

Eshte i ndershem se ju a ka perplasur ne fytyre publikisht patriotizmin e tyre falls e filo-amerikanizmin e tyre qesharak Isa Mustafes , Thacit,
Ramushit , A.Hotit e plot te tjereve dhjeramane te politikes kosovare.

Eshte i ndershem se qe ne fillim nuk e pranoi ate lloj gjykate qe kerkuan ti impononin nderkombetaret ku viktima po denohet me shume se vete krimineli .

Eshte i ndershem se kurre s’ka qene pjese e bandave kriminale qe gjate luftes e pas saj nisen te vrasin shoket e tyre ndaj dhe sot me te drejte jane ne Hage.

Eshte i ndershem se kurre nuk ka ndermend te pranoje Assocacionin qe duan kaq fort edhe amerikanet…sepse thene troc o Blush kjo do te thote krijimi i nje Republika Srpska te dyte ne territorin e Kosoves… ku rasti i Bosnje Herzegovines nuk ka nevoje per asnje lloj komenti tjeter.

Eshte i ndershem o Blush sepse po kerkon si asnje politikan tjeter deri me sot ne Kosove njohjen e vendit te tij nga Serbia si kusht kryesor per vazhdimin e metejshem te dialogut dy palesh …

Eshte i ndershem sepse kerkon barazi te plote ne gjithcka ne cdo tryeze e raund bisedimesh me Serbine dhe ruan me fanatizem dinjitetin e vendit e te popullit te tij…ani pse su vjen fort mire BE – isteve e Atllantikasve.

Eshte i ndershem se ktheu normalitetin ne Mitrovice e ne krejt Veriun e Kosoves edhe pse u perplas me lloj – lloj poshtersish tipike serbe e nderkombetare ….BE – iste e Atllantikase.

Eshte i ndershem se i nxorri lakuriq e me harta e thika ne duar duke ndare e bere pazar me territoret e Kosoves armiqte e saj…Vucicin, Ramen, Macronin e Batonin.

Eshte i ndershem o Blush se po i ve ne banken e te akuzuarve te gjithe ata qe bene pazare dhe ja shiten tokat e territorin e Kosoves – Malit te Zi…me Ramushin ne krye.

Eshte i ndershem se u a plasi bomben ne dore serbeve por edhe nderkombetareve ne rastin kriminal te Banjskes…

Eshte i ndershem se perkunder nderkombetareve e fatkeqesisht edhe amerikaneve kerkon reciprocitet ne cdo gje me Serbine.

Eshte i ndershem se denoncoi i pari publikisht Mareveshjen fallse te Washingtonit imponuar nga presidenti amerikan Trump e firmosur nga Vucic e Hoti.

Eshte i ndershem sepse e thote mjaft sakte, troc e shqip…si ka mundesi qe Amerika ti shpalle antiamerikan kombin e popullin me pro – amerikan ne bote …

Eshte i ndershem se eshte kunder asaj qe kerkojne amerikanet e nderkombetaret qe po i servilosen kaq frikshem e me peshtirosje Serbise…mirenjohjes se Lirise me Litar ne gryke

Eshte i ndershem se kur Rama priste me tapet te kuq ne mes te Tiranes kriminelin serb Vucic e kryeministrit te Kosoves i mbyllte dyert e i thoshte se….bashke nuk kemi me se per cfare te flasim e te bisedojme …as ju qurravit e as ju ul ne gjunje e per burrni as edhe e shiti ne pazar …sic Rama e meritonte.

Eshte i ndershem se palacove e karagjozeve te BE qe kane dekada te tera qe luajne me fatet e kombit e te popullit tone ju ka treguar vendin ani pse sanksionet e ”miqve tane te BE ” ndaj Kosoves e ndaj edhe vete Kurtit e qeverise se tij jane edhe me te ashpra se sa ato ndaj Rusise agresore.

Eshte se fundmi me i ndershem se te gjithe soj – lloj e rraca juaj o Blush se e rrezuan njehere me nje puc a grusht shteti tipik amerikan …amerikanet e llojit funderrine si Grenelli me shoke e shoqe …e populli i Kosoves e ri – votoi po serisht dhe me fort e me shume akoma per ta patur ne krye te qeverise se vet…

Te duhen me aresye te tjera per tu bindur o Blush…pse Albin Kurti na qenka kaq i ndershem…flas ne pergjithesi e krahasuar me rracen e llojin tuaj…se po qe se do ta krahasoja vecmas me ty …eshte ehuuuu ku e ku me i ndershem se sa guxon e mendon edhe ti vete qofte edhe ne enderren tende me koke krisur …ok

Adriatik.Riza.Dosti

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat