🔻Nga Mazrreku e Gurakuqi, te “kukulla zadrimore” e Ramës
🔰 Historia jonë politike ka nisur me dinjitet: qeveria e parë e Shqipërisë kishte dy zv/kryeministra katolikë:
Nikoll Mazrreku dhe Preng Bib Doda, ndërsa Ministri i Arsimit ishte Luigj Gurakuqi, babai i arsimit kombëtar.
➖Sot?
Sot kemi një kukull të veshur si zadrimore, për t’u dukur në foto si “përfaqësuese e veriut”, por pa zë, pa peshë, pa vendimmarrje.
🔴 Ky është diskriminimi më i madh ndaj veriut që nga koha e Zogut.
Ky është regresi më i madh politik që ka parë Shqipëria moderne.
Ky është turpi më i madh kombëtar, kur anadollaku Rama përjashton veriun nga qeverisja dhe e zëvendëson me shfaqje folklorike.
🔻Rama fut romët në qeveri dhe nuk është problem, përkundrazi, por përjashton katolikët, përjashton veriun, përjashton çdo zë që nuk i mban iso-n e tij të pushtllekut.
➖Po pse, z. Kryeministër, nuk e veshët Elisën me xhubletë të Koplikut dhe ta emëronit Ministre të Jashtme?
➖Pse nuk vendosët neomalsoren kryetare kuvendi, që të kompletonit ansamblin folklorik?!
“Nji komb që s’ka burra, s’ka as shpresë”, thoshte At Gjergj Fishta.
“Nji shtet që s’respekton besën, s’ka as drejtësi.”
Një qeveri që e kthen përfaqësimin në dekor, nuk qeveris, por bën teatër.
🧠 Bota e civilizuar sot përfaqëson pakicat, ngre në majë zërat e harruar.
Shqipëria e Ramës, përkundrazi, e kthen veriun në eksponat muzeu.
♦️Por kujdes, se veriu nuk është stativ fotografik, veriu është motor kombi.🇦🇱
✅ Dhe kur motori ndalet, makina e shtetit shkon drejt greminës.
Ky fenomen nuk është thjesht harresë, është përjashtim i qëllimshëm.
Veriu nuk ka nevojë për kukulla me xhubletë, ka nevojë për zë dhe përfaqësim real.
Kur dikush fut romët në qeveri për t’u dukur ‘inkluziv’, por përjashton gjysmën e kombit, kjo nuk është demokraci, por është tallje kombëtare.
Albert Zadrima




