21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeShëndetësiZBULIMI QË MUND TË NDRYSHOJË MJEKËSINË: DREJT RINDËRTIMIT TË GJYMTYRËVE TË HUMBURA.

ZBULIMI QË MUND TË NDRYSHOJË MJEKËSINË: DREJT RINDËRTIMIT TË GJYMTYRËVE TË HUMBURA.

Një studim i fundit shkencor ka zbuluar mekanizma të rëndësishëm gjenetikë që qëndrojnë pas aftësisë për rigjenerimin e gjymtyrëve te disa kafshë, duke hapur mundësi të reja për trajtime të ngjashme te njerëzit në të ardhmen.

Studiuesit analizuan tre lloje të ndryshme: salamandrën, peshkun zebër dhe minjtë, për të kuptuar nëse ekzistojnë procese të përbashkëta biologjike që kontrollojnë rigjenerimin.

Ata zbuluan se disa gjene të quajtura SP6 dhe SP8 luajnë një rol kyç në këtë proces dhe janë të pranishme në të tre organizmat. Këto gjene aktivizohen në shtresën e lëkurës që formohet gjatë rigjenerimit dhe drejtojnë zhvillimin e indeve të reja, përfshirë kockat.

Kur këto gjene u çaktivizuan eksperimentalisht, aftësia për rigjenerim u dëmtua ndjeshëm, çka vërteton rëndësinë e tyre.

Duke u bazuar në këto gjetje, shkencëtarët zhvilluan një formë të re terapie gjenetike, e cila përdor një molekulë të quajtur FGF8 për të nxitur rritjen e indeve dhe për të kompensuar mungesën e këtyre gjeneve.

Kjo terapi arriti të rikthente pjesërisht aftësinë për rigjenerim te minjtë, duke treguar se është e mundur të imitohen mekanizmat natyrorë të organizmave që kanë aftësi rigjeneruese.

Studimi merr një rëndësi të veçantë për shkak se çdo vit miliona njerëz në botë humbasin gjymtyrë për shkak të sëmundjeve apo dëmtimeve, dhe zgjidhjet aktuale, si protezat, nuk mund të zëvendësojnë plotësisht funksionet natyrore të trupit.

Për këtë arsye, kërkimi për mënyra si si mund të rikthejmë gjymtyrët është një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë moderne.

Megjithëse zbatimi i kësaj teknologjie te njerëzit është ende larg dhe kërkon shumë studime të tjera, ky hulumtim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të terapive që një ditë mund të bëjnë të mundur rigjenerimin e plotë të gjymtyrëve njerëzore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat