15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetSHKOLLAT NË SHQIPËRI DO TË MBESIN NA ISHTE NJËHERË!

SHKOLLAT NË SHQIPËRI DO TË MBESIN NA ISHTE NJËHERË!

Viti i ri shkollor nuk nisi, ai heshti ! Nuk u hap me zëra fëmijësh, por me një boshllëk që nuk është më statistikë, është diagnoza e një kombi që po vdes për së gjalli.120 mijë fëmijë më pak në banka. Nuk është një shifër, është akti i fundit i një shfarosjeje të heshtur ! Është ulërima e një Shqipërie që po dergjet në shtrat, me damarët bosh, me arteriet e ardhmërisë të prera, me frymëmarrjen që po kthehet në psherëtimë !

Në vend të nxënësve, janë karrige bosh. Në vend të abetareve, pluhur. Në vend të shpresës, një shtet që grykësisht ndërton pallate dhe burgje , dhe rrënon shkolla për të heshtur. Në vend të politikës për të ardhmen ,një makineri që prodhon eksod, dëshpërim dhe asgjë !

🔹️Fëmijët nuk ikën, ata u dëbuan. U dëbuan nga një sistem që i trajtoi si numra dhe jo si shpresë. Nga një shtet që ndërtoi fasada për të harruar heshtjen e shkollave. U larguan nga korrupsioni, nga një politikë që investon në oligarkë dhe rrënon mësuesin. Nga një vend ku diploma është mall, dhe morali, vlerë e harruar.
Shkollat janë bërë tempuj bosh, ku mësuesit presin sikur të jenë rojtarë të varreve. Çdo klasë e mbyllur është një kapitull i mbyllur i kombit. Çdo fshat pa fëmijë është një grusht dhé mbi arkivolin e së ardhmes.

Fëmijët tanë mësojnë në gjuhë të huaja për botë të huaja, ndërsa Shqipëria mbetet një tokë e lënë pas dore nga bijtë e vet. Dhe gjuha shqipe po thinjet në gojën e gjyshërve që s’kanë më kë të përqafojnë.

Kush i vrau fëmijët e shkollës? Nuk ishte emigracioni. Ishte shteti. Ishte politika. Ishin të njëjtët që gënjejnë për “rilindje” ndërsa vrasin të ardhmen me plan.

I vrau krimi i pandëshkuar, i vrau padrejtësia, mungesa e besimit, mungesa e meritës, mungesa e shpresës. I vrau një sistem që i la njerëzit me të vetmen zgjidhje ,të ikin. Dhe tani, kur viti shkollor nis, është si të fillosh funeralin.

Kambanat nuk bien më për dije. Bien për të paralajmëruar fundin. Fundin e një vendi që nuk ka më fëmijë, nuk ka më zëra, nuk ka më frymë.

Ku janë fëmijët?
Ndoshta janë diku, në Gjermani, Itali, Kanada… duke shkruar të ardhmen diku tjetër. Sepse këtu, të ardhmen i’a u e kanë vjedhur.

Dhe Shqipëria po mbetet një trup bosh, një kufomë gjeografike me emrin “komb”, por pa fëmijë, pa jetë, pa nesërme ..

NIKË DASHI

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat