14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeSportMBYLLINI STADIUMIN DHE ZHDUKNI ÇELSIN 🏟🔐

MBYLLINI STADIUMIN DHE ZHDUKNI ÇELSIN 🏟🔐

Kriminelë të lirë në tribuna, grupe mercenarësh të paguar, grupime të organizuara pro qeveritare që godasin familje e fëmijë vetëm sepse janë kundër kryeministrit të tyre, thirrje anti-Kosovë, provokime të ndryshme të tjera.

Kjo mund të jetë antipasta e asaj që mund të ndodhë pas 1 muaji në Beograd, teksa vetëm gjoba për përdorim lazeri nuk mjafton, pasi do ishte thjesht një akt tjetër tallës nga UEFA.

Federata shqiptare dhe gjithashtu ajo kosovare të reagojnë para se të jetë vonë, ka materiale e dokumente plot që konfirmojnë gjëra të përsëritura në atë stadium.

Nëse ne për shumë më pak dënohemi me 5000 vende pa tifozë, ata meritojnë stadium totalisht bosh!

Aty futbolli është kthyer në një event të planifikuar politik dhe nëse siguria nuk ofrohet maksimalisht, num ka si të jetë sport i ndershëm.

Ceferin ndodhet në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv UEFA, mjafton që gjithçka t’i sinjalizohet…

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat