16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeShëndetësiPacienti shqiptar dhe paradoksi i ilaçit “mrekullibërës”

Pacienti shqiptar dhe paradoksi i ilaçit “mrekullibërës”

Në mentalitetin e shumë pacientëve shqiptarë ekziston një besim i çuditshëm: sapo ta marrësh ilaçin, shërimi duhet të jetë i menjëhershëm. Sikur farmakologjia është një buton “on/off” dhe sëmundja zhduket si me gomë.

Pritshmëritë e gabuara

Pacienti e nis terapinë sot dhe nesër pret rezultat. Nëse simptomat nuk zhduken menjëherë, përfundimi i tij është i qartë:
– “Ky ilaç nuk bën punë, doktor.”
Ose edhe më keq:
– “Ky ilaç më prishi më shumë.”

Kjo logjikë shpesh i shtyn pacientët ta ndërpresin trajtimin para kohe, të ndryshojnë barnat me iniciativë personale ose të kërkojnë “ilaç më të fortë”.

Realiteti biologjik

Trupi i njeriut nuk funksionon si makinë larëse me program të shpejtë. Shumica e barnave kanë nevojë për ditë, madje javë, për të dhënë efektin e plotë. Antibiotikët nuk janë magji, por procese biokimike. Barnat kronike për tension, diabet apo depresion nuk japin rezultat brenda një nate, por gradualisht.

Paradoksi shqiptar

Paradoksi qëndron këtu: i njëjti pacient që pret shërim brenda 24 orëve, shpesh i përdor barnat me muaj e vite pa recetë, sipas këshillës së farmacistit, fqinjit ose kushëririt. Pra, durim kanë me marrë barnat kot, por jo kur është fjala për terapinë e saktë të dhënë nga mjeku.

Përfundim

Shëndeti nuk është “fast food”. Nuk ekziston ilaç që bën mrekulli brenda natës. Çdo trajtim kërkon kohë, përkushtim dhe besim te mjeku, jo vetëm te farmaci-banorët që dinë gjithçka.

Paradoksi është se pacienti shqiptar kërkon rezultat të menjëhershëm nga ilaçi, por nuk është i gatshëm të bëjë durim për shërimin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat