16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeShëndetësiValiumi/ kujdesi në të sëmurët me mushkëri.

Valiumi/ kujdesi në të sëmurët me mushkëri.

Benzodiazepinat ( familja e valiumit, xanax, loram etj)janë barna qetësuese që përdoren për ankthin, pagjumësinë apo nervozizmin. Por tek njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive (si SPOK , astma, fibroza pulmonare, apne e gjumit) ato mund të sjellin rreziqe serioze. Duke qene se patologjite e mushkerive shoqerohen me ulje te oksigjenimit dhe çrregullim te ajrosjes se mushkerive,frenimi i qendres se frymemarrjes që ndodhet në tru mund të shkaktojë konfuzion deri në gjëndje komatoze..

Pse janë të rrezikshme?
• Dobësojnë frymëmarrjen → mund të çojnë në mungesë oksigjeni.
• Përkeqësojnë gjumin → shtojnë episodet e ndalimit të frymëmarrjes natën.
• Shtojnë rrezikun e mbytjes kur kombinohen me alkool ose barna të tjera qetësuese.
• Te të moshuarit → rrisin rrezikun e rënieve dhe konfuzionit.

🛑 Kur duhen shmangur?
• Në SPOK të rëndë ose me frymëmarrje të dobët.
• Në apne gjumi (edhe të padiagnostikuar).
• Kur përdoren së bashku me opioide.
• Tek pacientët që kanë oksigjenoterapi.

✅ Çfarë mund të bëhet në vend të tyre?
• Për ankth → psikoterapi, barna më të sigurta (p.sh. SSRI).
• Për pagjumësi → melatoninë, higjienë gjumi.
• Për frymëmarrje të vështirë → trajtimi i sëmundjes bazë dhe mbështetje mjekësore.

Nëse ju ose një familjar vuan nga një sëmundje kronike të mushkërive, mos përdorni benzodiazepina pa këshillën e mjekut tuaj. Ato mund të dëmtojnë më shumë sesa të ndihmojnë. Duhet gjithashtu ti tregoni mjekut ose farmacistit tuaj per barnat e tjera që përdorni pasi ndërveprimi midis tyre mund të thelloj më shumë efektet anësore serioze.

Shkruan Sokol Papa

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat