Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Art/Kulturë
todayAugust 4, 2025 5
Besoj në një mënyrë të heshturtë qenit në ndjesinë e pranisë së mendjes,në hapësirën ku mendimet ndodhin,por nuk merren shumë seriozisht.
Nuk ka kurrë heshtjetë barabartë.Ka heshtje të ndryshmeHeshtje të rregulltaHeshtje të parregulltaHeshtje të rëndaHeshtje të lehtaHeshtje të zbehtaHeshtja të mbytyraHeshtje të errëtaHeshtje të ndrituraHeshtje të frikshmeHeshtje të lumturaHeshtje të akulltaHeshtje të zjarrtaHeshtje të hidhuraHeshtje të ëmbla.Një “fjalor heshtjesh”përmban shumë e më shumësesa një fjalor fjalësh.
Kam besim në vetëdije.Besoj se nëse mendja mbahet gjithmonënë vëmendje të heshtur, ajo bëhet si një pasqyrë.Ajo fillon të pasqyrojë gjërat ashtu siç janë.Të kesh besim në vetëdije do të thotë të mësosh të qëndrosh në praninë e mendjes dhe ta vlerësosh atë.Kjo është praktika e vështirë por jo e pamundur.Kur gjërat janë të vështira,ulem me sytë hapur dhe e bëj mendjen të jetë sa më e pranishme, dhe pastaj përpiqemedhe nëse nuk mund ta shohim veten në retrospektivë të ndiejmë se çfarë është vetëdija.Mund të jetë shumë e bukur.Edhe nëse vetëdija është thjesht një gjë e çastit,që lind për shkak të syrit dhe një objekti të dukshëm,ne mund ta njohim atë në përvojën tonë.
✍️Elisabeta. Vladi 🌹
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 11, 2026 18 2
todayJuly 9, 2026 9 2