Ledri Vula flet hapur për marrëdhënien e Sara Hoxhës me Erik Fullanin: “Dua që të jetë e lumtur, për hir të vajzës sonë”
Reperi i njohur Ledri Vula ka thyer heshtjen mbi një nga temat më të përfolura në showbizin shqiptar: raportin e shumëpërfolur mes ish-partneres së tij, Sara Hoxha, dhe djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullanit. I ftuar në podcast-in “Inspire” të moderatores Alketa Vejsiu, Ledri është shprehur me qetësi dhe maturi për situatën, duke treguar se për të mbi gjithçka qëndron mirëqenia e vajzës së tyre, Poem Blu.
“Sara më duket shumë e lumtur me atë djalin. Për mua është e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur. Për mua vajza është më e rëndësishmja,” u shpreh reperi gjatë intervistës.
Kjo deklaratë e Ledrit vjen në një kohë kur rrjetet sociale dhe portale të ndryshme kanë shpërndarë lajme e aludime se Sara Hoxha ka nisur një lidhje të re romantike me Erik Fullanin. Deri më tani, Sara nuk ka reaguar publikisht mbi këto zëra, duke preferuar të mbajë një profil të ulët dhe të ruajë privatësinë e jetës së saj personale.
Nga ana tjetër, Ledri Vula dukej se konfirmoi në mënyrë të tërthortë këto spekulime, por pa asnjë shenjë mllefi apo xhelozie. Ai vuri theksin te dashuria për vajzën e tij dhe dëshira që ajo të rritet në një ambient të shëndetshëm dhe me energji pozitive, pavarësisht statusit të marrëdhënies mes prindërve të saj.
Ndër të tjera, reperi ka ndarë edhe një detaj të rëndësishëm që çoi në ndarjen mes tij dhe Sarës. “Shkak i ndarjes sonë ishte distanca. Nuk kishte ndonjë dramë të madhe, por distanca e bëri të veten me kalimin e kohës,” shtoi ai.
Deklaratat e tij janë pritur me reagime të ndryshme nga publiku. Shumë ndjekës e kanë vlerësuar qasjen e tij të pjekur dhe mbështetëse, ndërsa të tjerë kanë vënë në dukje se kjo është një mënyrë e re dhe më e shëndetshme për të trajtuar ndarjet dhe bashkëprindërimin në skenën publike.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Sara Hoxha do të reagojë ndaj zërave që po qarkullojnë rreth saj, apo do të vijojë të ruajë qetësinë dhe distancën nga mediat, duke e lënë jetën e saj personale jashtë vëmendjes publike.




