15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëSpanja dhe ShBA përjashtohen nga Nato:

Spanja dhe ShBA përjashtohen nga Nato:

“Çmenduria” e Trumpit për 5% të PBB për mbrojtje të vendeve të NATO-s bëhet realitet!
Ajo që para vetëm dy-tre muajsh dukej si një “çmenduri” e Trumpit, tani po bëhet realitet: Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të ndajnë nga të paktën 5% të vlerës së prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.
Përfaqësuesit e 32 vendeve kanë rënë dakord në prag të samiti të NATO-s që do të mbahet në Hagë që kjo shumë prej pesë për qind të ndahet deri në vitin 2035. Megjithëse për dy vende tani për tani ka përjashtime.
Plani parashikon që 3,5 % e PBB të ndahet për mbrojtje ndërsa 1,5% për inffrasturkturë dhe projektet tjera që janë të rëndësishme për mbrojtjen.
Ky plan duhet të miratohet të mërkurën në Hagë, në takimin e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të NATO-s.
Dy shtete nuk përfshihen në këto kuota: Spanja dhe SHBA.
Spanja ka probleme të brendshme me këto kuota dhe ka qenë kundër, por kjo çështje do të debatohet prapë në ditët në vijim. Ndërsa Amerika edhe ashtu ka ndarë për mbrojtjen më shumë se të gjitha vendet e tjera…
Sidoqoftë, në dy ditët në vijim do të saktësohen të gjitha detajet rreth financimeve, mbrojtjes dhe armatimeve.
Por është e qartë që Rusia, Lindja e Mesme, Kina dhe disa probleme të tjera i kanë sensibizuar vendet e NATO-s që të merren seriozisht me mbrojtjen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat