20.8 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionPartisë demokratike nuk po i ngrihet:

Partisë demokratike nuk po i ngrihet:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si tabletë Viagre për Partinë Demokratike:

Në një vend ku realiteti politik ka kaluar kufijtë e absurdit dhe groteskut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shndërruar nga një institucion kushtetues në një lloj klinike emergjence për pacientin më kritik të tranzicionit shqiptar: Partinë Demokratike.
Me vendimin për të hapur kutitë në qarqet Tiranë dhe Fier, KQZ-ja ka vepruar jo si garant i demokracisë, por si farmacist i dëshpëruar, duke ofruar një dozë tjetër të “Viagrës institucionale” për një organizatë politike që prej kohësh ka humbur aftësinë për të qëndruar më këmbë.

Partia Demokratike sot nuk është një forcë që ngjall frymëzim, por një zvarritje e turpshme e figurave të konsumuara, të kapura nga retorika e viteve ’90 dhe e urrejtjes ciklike.
Flamur Noka, Edi Paloka, Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi — janë të gjithë emra të së shkuarës, që ngulin këmbë të jenë e ardhmja, duke u mbështetur jo në popull, jo në ide, por në manipulimin emocional të elektoratit opozitar dhe në mekanizmat formalë të shtetit.

Në vend që të pranojnë realitetin brutal – humbjen dërrmuese në zgjedhjet e 11 majit, ku Edi Rama dhe Partia Socialiste morën 83 mandate – këta aktorë politikë kërkojnë të rigjejnë “forcën” përmes rinumërimit të kutive.
Kërkojnë të shpikin një skenar ku viktima janë ata, dhe fajtor është gjithmonë dikush tjetër:
KQZ, PS, ambasadat, Sorosi, vota e blerë, qytetarët “injorantë” që nuk i kuptuan dot, apo “shqiptarët që ikën” dhe nuk votuan.

Në këtë teatër absurd, KQZ është kthyer në Cialis-in e opozitës, një instrument që i jep asaj ndjesinë e përkohshme të fuqisë, por që nuk zgjidh në asnjë rast rrënjët e impotencës politike.
Si çdo medikament për impotencën, edhe vendimet e KQZ-së funksionojnë vetëm në kushte të jashtme:
Stimulojnë formën, jo përmbajtjen.
Ato mund t’i japin PD-së disa ditë në titujt e gazetave, por nuk i japin vizion, as shpresë, as ide për Shqipërinë e nesërme.

Po pse kërkohet rinumërimi?
Sepse është i vetmi mjet që u ka mbetur për të shtyrë me disa javë narrativën e ekzistencës.
Nuk mund të flasin për reformë, sepse reforma nënkupton autokritikë.
Nuk mund të flasin për alternativë, sepse alternativë nuk kanë.
Nuk mund të flasin për bashkim, sepse janë thjesht një kastë e mbyllur që e mban partinë si pronë të trashëguar.

Nëse PD do të ringjallet, nuk ka asnjë farmaci që mund ta ndihmojë.
As Viagra, as Levitra, as Spedra, as Cialis.
Nuk ka rinumërim që i jep jetë një partie të vdekur në shpirt dhe të plogësht në mendje.
Ringjallja nuk vjen nga zarfet e hapura nëpër kutitë e 11 majit, por nga guximi për të prerë fijet e kalbura me të shkuarën, për të çliruar partinë nga të njëjtët njerëz që e kthyen atë në një klub nostalgjik, një tribunal histerie, një sallon zemërimi, por jo një forcë politike moderne.

Nëse Partia Demokratike do t’i shërbejë më në fund vendit, ajo duhet të çlirohet nga Flamur Noka që ulëret nga ballkoni si në ’97, nga Edi Paloka që bën opozitë me statuse Facebook-u, nga Albana Vokshi që shfaqet në ekran si portavoce ankthi, nga Topallizmi moralist që ka veshur petkun e shenjtërisë pasi e ka konsumuar vetë pushtetin për vite me radhë.
Kjo nuk është opozitë.
Kjo është krijimi i një klike pa asnjë lidhje me Shqipërinë reale.

Ndërkohë, KQZ-ja, që duhet të ishte një arbitër serioz, rrëshqet gjithnjë e më shumë drejt rolit të infuzorit të mbijetesës opozitare, për t’i dhënë Partisë Demokratike jo barazi, por iluzion.
Vendimet e saj nuk e ndihmojnë opozitën të rigjejë veten, por vetëm shtyjnë më tej agjendën e vetë-mashtrimit:
“ne kemi të drejtë”, “zgjedhjet u vodhën”, “kutitë janë manipuluar”, “populli na do, por nuk na voton”.

E vërteta është brutale:
Populli nuk u beson më.
Sepse njerëzit nuk votojnë më thjesht “kundër Ramës”.
Njerëzit kërkojnë diçka pro vetes.
Diçka që u jep shpresë, që ka program, që ka figura të besueshme.
Dhe kjo nuk vjen nga kutitë e hapura, por nga koka e pastruar.

Sot, Partia Demokratike ka hyrë në një cikël të rrezikshëm:
Sa herë humb zgjedhjet, kërkon të fitojë respekt institucional.
Sa herë dështon në terren, kërkon drejtësi nga forma.
Është një parti që po kërkon të ringjallet me medikamente, jo me reformë.
Po kërkon orgazmë politike me barna për impotencën, jo me pasion për të ndryshuar vendin.

E kur një parti arrin deri këtu, nuk ka më KQZ që e shpëton.
Ka vetëm një rrugë:
Të rrëzojë vetveten dhe të rilindë nga hiri, ose të vdesë si një fantazmë që endet nëpër korridoret e tranzicionit të pafund.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat