Mosmarrëveshje serioze mes Trumpit dhe udheheqësve demokratë të Kalifornisë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur edhe një front të ri – tani me guvernatorin e Kalifornisë dhe krerët e Los Angeles. Pas protestave masive të migrantëve në Los Angeles, për shkak të bastisjeve të migrantëve, si dhe prplasjeve mes forcave policore dhe demontruesve, ka ndërhyrë edhe Trump i cili ka vendosur që atje të dërgojë rreth 2000 ushtarë të njësisë elitare të Gardës Kombëtare, për të shuar protestën.
Trump fajësoi guvernatorin e Kalifornisë për gjendjen, që ai e quajti “gjendje jashtë kontrollit ligjor, që mund të përhapet”.
Trump në këtë mënyrë po qëron hesapet jo vetëm me migrantët, por edhe me udhëheqësinë demokrate në këtë shtet. Ai personalisht sulmoi kryetaren demokrate të Los Angeles, Karen Bass dhe guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, të cilët i quajti me emra shumë ofendues.
Edhe ministri i mbrojtjes Pete Hegseth është përfshirë në këtë konflikt, duke paralajmëruar dërgimin e marinsave në Los Angeles për të të futur gjendjen nën kontroll, siç tha si.
E gjitha mund të përshkallëzpojë edhe me kallëzime dhe procese të reja para gjykatave në Amerikë, kur Trump ka përjetuar disa herë humbje, për çështje të ndryshme.
Krerët e Kalifronisë dhe Los Angeles thonë se ata nuk kanë nevojë për forca shtesë, sepse gjendja është nën kontroll. Ndërsa Trump do të paraqesë ata si të paaftë.
Kundërshtarët e Trumpit thanë se ndërhyrja e ushtrisë kundër shtetasve të vetë është një “çmenduri”.
Protestat kanë filluar pas disa bastisjeve që janë bërë ndaj migrantëve dhe incidenteve që kanë pasuar. Qindra njerëz kanë protestuar, që në Amerikë nuk është e rrallë. Ndërsa sipas burimeve të atjeshme, ka dhe dhjetëra të arrestuar.
Por problemi edhe më i madh tani po bëhet raporti mes Trumpit dhe udhëheqësve të këtij shteti dhe qytetit, që mund të shkaktojë mosmarrëveshje serioze edhe mes forcave lokale policore dhe atyre federale, të dërguara nga Trumpi.




