14.5 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeOpinionLëvizja BASHKË të distancohet nga gjuha denigruese e anëtarësisë së vet:

Lëvizja BASHKË të distancohet nga gjuha denigruese e anëtarësisë së vet:

Kjo nuk është as e reja që kemi pritur, që ka munguar e aq më keq, kemi punuar të vijë!

NJË SHËNIM I GJATË MBI BANALITETIN E SË KEQES

Marrëdhënia ime me Organizatën Politike fillon në vitin 2020 dhe përfundon në vitin 2021. Brenda pak muajsh, shokët dhe shoqet e Organizatës Politike, duke parë angazhimin tim dhe vullnetin për të kontribuar në idetë që besoja dhe besoj, vendosën që të ndryshonin rregulloren e brendshme, me qëllim që, un, nga vullnetare të bëhesha aktiviste e Organizatës. Vendimin nuk e kam mirëpritur, pasi mendoj se nëse ti e ndryshon Rregulloren për çdo individ që të pëlqen, i bie që në fund, Organizata- Parti të mbetet vetëm me individët që ti pëlqen.

Prej momentit ku jam përballur në mbledhje me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Organizatës Politike, me të cilët nuk kam rënë dakord përsa thonim se nuk kishim kryetar dhe kryetari i pazgjedhur caktonte të gjithë linjën e Organizatës, vendimarrjen, gjuhën, madje kush duhet të qendronte ose jo. Prej momentit që jam larguar prej ty, për ta jam shpehur vetëm në një status publik du deklaroja ikjen, pa treguar as arsyet, as atë që kam parë, pavarësisht se paranoja e tyre i bën t’i shohin të gjithë si armiq, edhe kur shkojnë në protestat e ndonjë Partie tjetër, edhe kur komplenton një kandidate të një partie tjetër, e sidomos, kur punon dhe bën më mirë se ta.
E kam përtypur atë që shihja: ajo që duhet të ishte një organizatë e hapur dhe solidare i ngjante më shumë një grushti njerëzish që urrenin gjithkënd, deri edhe njëri tjetrin, që denigronin gjithëkënd, në cepa tavolinash dyshe-treshe. Deri në këtë moment, nuk kam pasur as nevojë dhe kam refuzuar të flas publikisht se të gjitha çfarë kam menduar, iu kam thënë të 50 (pa pak) anëtarëve në sy, përfshirë strukturën drejtuese dhe Kryetarin. Pavarësisht, çfarë mendoj për secilin prej tyre personalisht, ndihem krenare që nuk kam ofenduar e denigruar kurrë askënd, pavarësisht se për këtë duhen nerva të çelikta.

Nga ana tjetër, egërsi adhe sulmet personale të Organizatës- Parti nuk kanë ndalur ndaj meje, pavarësisht se në asnjë dalje televizive timen, në asnjë status publik, në asnjë aktivitet që kam organizuar dhe drejtuar nuk janë as përmendur, le më fyer e denigruar.

Organizatën- Parti ka 4 vjet që e kam lënë të qetë, megjithatë sot më duhet t’i kujtoj:

  1. Kam qenë në çdo protestë dhe tubim publik që kanë thirrur, sepse besoj se forca vjen nga bashkimi përballë së keqes më të madhe, jo te mendimet personale ndaj njërit tjetrit;
  2. Kam qenë e vetmja që kam organizuar një takim solidariteti ndaj Mirela Rukos, së bashku me aktivistë dhe profesionistë të dhunës, kur ajo bashkë me të motrën u dhunuan nga një i sëmurë që endej rrugëve.
  3. Kanë qenë të ftuar në takimin e organizuar për votën e diasporës, disa herë, ku disa herë kam qenë dhe vazhdoj të jem për bashkim dhe jo për ndarje.
  4. Kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e grupit themelues të Platforma kundër femicidit , por më pas nuk kanë ardhur. Një prej tyre konfirmoi se kishin marrë vendim Kryesie për ta bojkotuar.

Komunikimi i mbrëmshëm i njërit prej anëtarëve të Organizatës- Parti pavarësisht se nuk më habit, më lë gjithsesi shije të keqe për vërtetësinë e “të resë që ka lindur” dhe për formën e saj. Në librin e saj “Origjinat e totalitarizmit”, Hannah Arnedt thotë se nëse vendos të largohesh nga një grupim i ngritur mbi një ideologji, të parët që do të të sulmojnë janë ish-shokët e tu të grupit. Ajo e shpjegon këtë me faktin se atyre iu duhet me çdo kusht të të shajnë, që të tregojnë besnikërinë e tyre para liderit- grupit. Mbetet e panjohur për mua pse dikush, që as nuk më njeh dhe as ka shkëmbyer kurrë një bisedë me mua, nuk ka qenë aty kur unë kam qenë në OP, përdor këtë gjuhë ndaj meje, të cilën kushedi nga cila strukturë e brendshme ish-shokësh besnikë nda Kryetarit e ka mësuar!

Organizata- Parti lindi me të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin banalitet nga e cila e sheh veten të rrënohet sot Partia-organizatë Demokratike. Nga njëra anë shoh në televizor halabakë-deputetë që i sulen gazetarëve që kanë bërë njëmijë herë punë më shumë se ta dhe nga ana tjetër shoh aktivistë që kurrë nuk do të bëhen deputetë, për shkak të sjelljes dhe qasjes terroriste, për të hedhur në erë gjithçka.

Kjo nuk është hera e parë, sigurisht. Ka ndodhur me Ola Xamën, ka ndodhur me Elsa Demon, e së fundmi edhe me Pavjo Gjinin e Celik Rrupllin. Nuk është e largët dita kur do të ndodhë edhe me ata që i mbështesin sot, sapo të mos binden 100%. Kam parë të denigrohen njerëz që mendojnë kundër, duke i quajtur “të blerë, të shitur, mediokër, OJFista etj. etj.”

Një nga denigrimet, sipas tyre, ka qenë puna ime në OJF. Unë punën time nuk e vë në diskutim kurrë, sepse ia njoh vetes sakfrificat me të cilat i kam bërë dhe vazhdoj t’i bëj dhe mbi të gjitha takoj njerëz përditë, të cilët i kam takuar në ditë të vështira protestash, që ma njohin dhe e vlerësojnë.
Mirëpo, Organizata-Parti nuk na e ka shpejguar kurrë publikisht se çfarë ka bërë me fondin rreth 300.000 EUR të marrë, me të cilën zhvilloi fushatën e Elton Debreshit? Sot njerëzit që mendojnë se më shajnë duke më quajtur OJF-siste, ndërkohë që vetëm personalisht mund të kem qenë organizatore në dyfishin e protestave që ata kanë bërë, duhet të na thonë se ku e kanë të publikuar transparencën financiare të fondeve të EED në Institutin IKESH, në të cilin punojnë ekzaktësisht të njëjtët që të “vrasin” për Organizatën-Parti? Gjithashtu, mirë është që para se të merren me OJF në të cilat punoj dhe kam punuar, të kalojnë nga website, të shohin tranparencën financiare që kanë bërë ato dhe të na thonë me çfarë fondesh dhe çfarë lekësh kanë punuar ata në IKESH dh qendren “8 Marsi” ( është në Kamëz, duhet ta keni parë) .

Banalitetin jam mësuar ta shmang dhe të mos e marr me seriozitet, megjithatë e sigurtë është që nuk mund të injoroj një koment mbi “intelektualët e 5 Majit”. Lagjia “5 Maj”, përveçëse është vendi ku kam lindur e jetoj, është një nga lagjet që është përballur me egërsinë më të madhe që është shfaqur pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Aty për muaj me rradhë kam qendruar thuajse çdo ditë në krah të banorëve, që për mua janë heronj, se i mbrojtën shtëpiat e tyre me trup dhe me shpirt. Lagjia “5 Maj” është gjithashtu lagjia për të cilën Organizata- Parti, “gjithmonë në krah të të varfrit dhe dobëtit” u mjaftua të shkruante një stuatus ngushëllimi për banorët.
Sigurisht që “të varfrin” dhe “të mjerin” nuk e shohim njësoj, kjo është e dukshme, por pa u thënë, ca gjëra fillojnë e normalizohen. Pra, si i bie, kush është vërtetë “intelektuali/ët e 5 Majit”?

Unë vazhdoj të mendoj se partitë e reja duhet të ishin bashkuar në këto zgjedhje. Bashkimi, nëse kryetari në këtë rast do të ishte më i aftë të kapërcente egon, nuk do ta kishte bërë kurrë Ramën me 84 deputetë. Kemi luftuar dhe bërë thirrje për këtë. Mendoj se ka ende edhe më shumë nevojë për bashkim, kur shohim se si Rama mund ta grisë nesër Kushtetutën dhe në vend të saj të na propozojë një pikturë të veten dhe ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë. E sigurtë që kur kjo nuk shkon përshtat me linjën politike që ëahtë vendosur, unë pres që ofendimet të vazhdojnë, megjithëse tregojnë më shumë për ta se për mua.

Vazhdoj të mendoj se kryetarët e të gjitha partive nuk duhet t’i kundërvihen kryesisë dhe as të emërojnë “Lulzim Bashët” e tyre, sepse kështu nuk do të marrin përgjegjësi kurrë as për fitoret, as për dështimet.

Sa për një të ri, diku te të njëzetat, i cili flet me çfarë i kanë thënë, ndërkohë që duhet të ishte duke menduar e folur me kokën e vet, nuk ndjej asgjë veçse trishtim. Jam përballur edhe me Klevis Balliun edhe me Mariglen Qaton (në burg për aferën “5D), asnjëri prej tyre nuk ka pasur në gjuhë kaq helm sa një anëtar i një Partie, me të cilin, luftën duhet ta kemi të përbashkët.

Gjuha e një halabaku që nuk njeh as etikë as respekt nuk më tremb e as më mërzit. Jam mësuar të dëgjoj më keq kur përplasem me policët, në “5 Maj”, te ish rruga “Ura”, te Parlamenti, përpara Kryeministrisë etj etj. Keqardhje ndjej vetëm për të renë që e kanë marrë peng pa lindur, e cila, në këto kushte nuk do të lind edhe për njëqind vjet të tjera.

A, sa për miqtë që i kam konsideruar disi me vlerë me dinjitet brenda Organizatës- Parti, të cilëve iu kam shkruar personalisht para publikim të këtij statusi duke iu kërkuar të distancohen nga gjuha e përdorur dhe jo të bien dakord me mua, dua t’ju them se mungesa e guximit dhe dinjitetit për t’u distancuar edhe privatisht, më bën të më vijë keq më shumë për ju se për veten. Nuk do të jetë e largët dita kur do të jeni në vendin tim, se ndoshta do të mendoni ndryshe, nëse do të mendoni ndonjëherë. (Përjashtim bën vetëm Elio, të cilin nuk po e bëj tag për të mos i prishur punë).

Nga Sidorela Vatnikaj:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat