Ajo nuk i përket partive politike
Ajo i përket Shqipërisë
I përket Kombit Shqiptarë.
Për tre ditë, 13,14 ,15 prill 2026 në Tiranë po mbahet takimi i diasporës. Është edicioni i 4 tërt i saj. Në këtë samit morën pjesë mbi 1 mijë vetë të ardhur nga 38 shtete të botës.
Çështë diaspora për ne, të paktën për mua?
*Është pjesë e jona. Është pjesë e trungut të kombit shqiptarë. Është gjaku ynë. Besoj janë shumë të pakta familjet shqiptare që nuk kanë pjestarë të tyre në emigrim, në diasporë. Ka familje që janë me të gjithë pjestarët e tyre më emigrim. Sa lexoj në statistika, në faqe e portale të ndryshme besoj se gati 50% e shqiptarëve e kanë lënë Shqipërinë. Janë në emigracion. Janë pjesë e diasporës.
*Diaspora është Mbijetesa jonë. Në kushtet e lëvizjeve të mëdha demografike, në kushtet e lirisë së lëvizjes e të banimit, në kuadër të procesit të globalizmit dhe të integrimit të tregut të punës ekziston mundësia/rreziku që përqindja e shqiptarëve në diasporë të rritet. Mbase do të vijë një ditë që shqiprarët të jenë më shumë në diasporë se sa këtu në Shqipëri, Kosovë e Troje. Kështu ekzistenca, mbijetesa e kombit shqiptarë do të varet shumë edhe nga ekzistenca, mbijetesa e diasporës shqiptare. Nuk është çështja të shpikim rreziqe, si mund të thotë dikush. Është një rrezik që pak a shumë prek të gjithë kombet, sidomos ata të vegjël. Pikërisht për këtë fakt ne shqiptarët duhet të dimë se si të përballemi e t’i mbijetojmë këti rreziku.
*Diaspora jonë është ambasadore më e mirë e kombit tonë në botë. Me lidhjet që ajo krijon me shoqëritë e vendeve pritëse, me kontributin e saj në të mirë të këtyre vendeve sidomos me kapacitetet intelektuale e profesionale të shqiptarëve diaspora jonë mund të kthehet në ambasadorë shumë të mirë të Shqipërisë e të kombit shqiptarë. Shumë shqiptarë sot kanë bërë emër të madh në shkenca, në ekonomi e biznes, në art, kulturë, në sport e në fusha të tjera duke u bërë në të njejtën kohë edhe ambasadorë të Shqipërisë, të kombit shqiptarë në vendet ku jetojnë. Madje ambasadorë më të njohur e më prezent se sa ambasadorët e akredituar zyrtarisht.
- Diaspora shqiptare, si edhe diasporat tjera, mund të kthehet në një lob të fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në vendet përkatëse. Shpesh flasim për rolin e lobit çifut, tl lobit grek në Amerikë, por rrallë a hiç fare na shkon në mendje se në Amerikë e në shtete të tjera të mëdha të krijojmë e të vemë në lëvizje lobet shqiptare. Në historinë e kombit shqiptarë kemi histori suksesi me diasporën, me lobet shqiptare. Kështu mund të themi për diasporën shqiptare në Amerikë, në Rumani/Bukuresht, etj. Duhet të bëjmë shumë në këtë drejtim.
Në këtë kuptim diaspora nuk u përket partive politike që janë në pushtet. As PS që është në pushtet as PD a partive të tjera që mund vijnë në pushtet. Secila parti në qeverisje e ka përgjegjësi morale dhe shtetërore të mbajë lidhje të pandërprera dhe efektive me diasporën. Janë bërë përpjekje në këtë drejtim. Sa di kemi patur
Ministri përdiasporën. Nuk di saktë se çfarë dha kjo përvojë. Sa kam dëgjuar kjo përvojë nuk dha ndonjë kontribut të veçantë në lidhje me diasporën.
Tani kam dëgjuar për drejtori diaspore në MEPJ të RSH. Nuk kam ndonjë opinion të veçantë për këtë strukturë.
Kam dëgjuar se edhe Institucione të ndryshme akademike, arsimore, shkencore, ekonomike, kulturore kanë protokolle e programe bashkëpunimi me përfaqësues të diasporës shqiptare, sidomos me atë në Evropë e në Amerikë.
Por për mua MEPJ, përfaqësitë tona diplomatike në botë kanë përgjegjësinë dhe barrën më të madhe për tu marrë me diasporën.
Asnjë institucion tjetër nuk mund ta bëjë punën e tyre.
Nisur nga ky arsyetim.
PS dhe Edi Rama bën shumë mirë që organizon takime të tilla. Sigurisht takime të tilla kanë edhe synime politike, elektorale. Nuk është samiti i parë. Është i katërti. Mbase ka shumë për të korigjuar por fakti që deri tani janë bërë disa samite, pjesmarrja e diasporës në zgjedhjet e Majit 2025 është për t’u vlerësuar.
Përkundër këtij angazhimi të PS, të Edi Ramës më konkretisht, është krejtësisht e gabuar ta denigrosh diasporën dhe kontributin e saj në punët e kombit, si bën opozita e sotme, kryesisht PD.
Nuk di në se ndonjë deputet i PD apo partive të tjera në opozitë kanë marrë pjesë në këtë Samit. Në se nuk kanë qenë është turpi i tyre. Sali Berisha jashtë sallës së Samitit u kërkojë pjesmarrëve të samitit “mos e besojnë Edi Ramën, duke e cilësuar atë si armikun më të egër të kombit shqipyarë e të Shqipërisë dhe që ka larguar nga vendi mbi 1 milion njerëz.
Për mua PD, parti të tjera në opozitë duhet të ishin të pranishëm në këtë samit. Të ishin aty për të falenderuar disaporën për rolin dhe angazhimin e saj në problemet e kombit shqiptarë e të Shqipërisë. Por…edhe për të shpallur para përfaqësueve të diasporës vërejtjet e tyre për qeverisjen aktuale e për të ofruar alternativa më të mira në se ata do të votbesohen për të qeverisur vendin nga votuesit shqiptarë edhe ata në diasporë.
Por nuk ndodhi kështu. Në vend të ishte pjesë e këtij samiti opozita ka vendosur ta denigrojë atë. Ta konsiderojë atë vetëm si një manovër të PS e të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin.
Më vjen keq që këtë opinion, në mënyrën më të denigruese për diasporën, e gjeta te një miku jonë i përbashkët ( emrin nuk dëshiroj ta citoj).
Ja si e konsideron ai këtë Samit të Diasporës shqiptare në Tiranë. E quan Samit Turpi.!!!!
“Ky samit shkruan ai nuk është një samit i diasporës shqiptare. Ky është samiti i turpit, ku ftohen vetëm individë të përzgjedhur politikisht, patronazhistë dhe përfaqësues të një strukture që për 14 vite ka dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin ligjor dhe vetë të ardhmen e Shqipërisë.
Ky samit nuk është hapësirë dialogu. Nuk është bashkëpunim. Nuk është vizion. Është një shfaqje politike e konsumuar, një dekor për të maskuar dështimet dhe për të krijuar një realitet artificial”. Dhe më tej “Diaspora shqiptare, ajo e vërteta, dinjitozja, profesionale dhe kombëtare nuk përfaqësohet nga njerëz që përdoren për dekor politik dhe propagandë boshe dhe qe ftohen per te ngrene nje pjate pilaf me kos”. Pra, sipas tij, mbi një mijë përfaqësues të diasporës shqiptare, madje edhe disa emra të njohur për kontributin e tyre në interes të Shqipërisë e të kombit shqiptarë ( nuk po i listoj se mund të mos jem shumë i saktë për përkatësinë e tyre, por që të gjithë i kanë parë e dëgjuar në sallë), të ardhur nga të katër anët e globit janë në Tiranë vetëm “për të ngrënë një pjatë pilaf me kos”.
Nuk ka poshtërim më të madh që mund t’i bëhet përfaqësuesve të diasporës tonë, të cilët edhe pse larg Shqipërisë jetojnë realitetet tona, me arritjet por edhe me dështimet e saj. Jetojnë me hallet, me gëzimet dhe hidhërimet tona. Mbi të gjitha, me çfarë munden, kontribuojnë në të mirë të Shqipërisë e gjithë trojeve shqiptare.
Ne nuk duhet ta ndajmë diasporën tonë në copa partiake. Është plotësisht antishqiptare. Është një e keqe me ndikim afatgjatë mbi interesat e shqiptarëve kudo ata janë, në Shqipëri, në Kosovë, në Troje dhe në Diasporë.
Diaspora shqiptare është një Aset i madh dhe i pazevendësushëm për Shqipërinë dhe Kombin shqiptarë. Një Aset i cili nuk mund të vihet kolateral për interesa politike, partiake, klanore dhe antishqiptare. Diaspora është Kolateral i fuqishëm vetëm për interesat e Shqipërisë dhe të gjithë kombit shqiptarë.
Mos e zhvlerësoni këtë Kolateral.
Gani Elezi.




